30.08.2016
Pershendetje serish MSc. Orsjola Qendro.
po ju pergjigjem pyetjeve tuaja, ath. kur them vetedemtim e kam fjalen se perjetoj ankth dhe siklet dhe nuk ndihem rehat, kur me mbahet goja me pas me ndodh qe edhe te skuqem, po mua me eshte shfaqur qe ne femijerine e hershme, por aso kohe mbaj mend se dhe me auskultacioni sisha mire por tani e kam superuar kete shqetesim. me mbahet goja ne fillim te fjales, po fatekeqesisht dhe me familjaret, me kuptoni ndihem shume keq. kete gje e kam kuptuar dhe vete qe eshte me natyre emocionale dhe hipersensibilitet, nuk jam komode po me ,byt ky ankth, juuu luutem me thoni dicka konkrete,behet gje per kete shqetesim , pra mund te zhduket apo jam e destinuar ta kem gjate gjithe jetes,
Doja te shtoja dhe nj element tjeter per te konkluduar , me duket se ky shqetesim eshte me natyre hereditare , pasi motra dhe vellai po ashtu kane mbajtje te gojes , ndersamami dhe babi jo.
Ju lutem me ktheni pergjigje kam nevoje per ju!
Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
te falenderoj qe na ke shkruar perseri.
Po e nis nga fundi, shqetesimi juaj mund te trajtohet. Ju mund te kontaktoni nje logoped , dhe te permiresoni aftesite tuaja ne te folur. Gjithashtu nje psikoterapist i drejtimit konjtiv-bihejvioral, mund te jete nje alternative shume e mire qe jo vetem te kaperceni problemin me mbajtjen e gojes por edhe te punoni per kontrollin e emocioneve.. Ju mendoni se meqe edhe vellai dhe mota jua shfaqin te njejten veshtiresi, problemi mund te jete i trasheguar. Po, edhe mundet. Por perpara se te nxitojme duke ia lene shkakun trashegimise, duhen pare shume ceshtje te tjera. Fakti qe prindrit tuaj nuk e kane kete problem eshte nje tregues qe me shume se ceshtje trashegimie, mund te jete nje reagim i juaji ndaj nje stili prinderimi te ashper dhe shume autoritar.
Per keto arsye do ju lutesha te merrnit ne konsiderate trajtimin individual.
Uroj qe shqetesimi juaj te kete marre pergjigje dhe ju ftoj te shkruani perseri.
Gjithe te mirat.