05.09.2016
Pershendetje! Doja te dija a ekziston mundesia qe te fillohet nje lidhje e re vetem pas nje muaji nga ndarja, duke ditur qe kjo ndarje eshte bere me dhimbje te madhe nga te dyja palet pas nje lidhjeje 4 vjecare? Ju falenderoj per kohen!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Nuk ka rregulla te pecaktuara se kur duhet te fillohet apo jo nje lidhje e re. Por ajo qe te keshilloj eshte qe te mos e fillosh nje lidhje te re per te mbyllur plaget e se vjetres. Nuk mund ta harrosh lidhjen qe ka perfunduar duke e zevendesuar shpejt me nje mardhenie te re. Jepi vetes kohe per te reflektuar, per te kuptuar dhe per ta pranuar gjithcka ka ndodhur dhe perfunduar. Keshtu do te jeni me e pergatitur te beni zgjedhjet tuaja ne nje moment te dyte.
Gjithe te mirat
A.M
Une u lidha me dike tjeter disa jave pasi u ndava nga nje lidhje 7 vjecare. Ishte periudha me vunerabel e jetes sime. Nuk dija c’beja, c’kerkoja dhe ngushellohesha me tjeter person.. Perfundova duke e lenduar dyfish veten dhe mbi te gjitha te dashurin tim te ri qe nuk e meritonte nje sjellje te tille.
Përshëndetje!
Faleminderit që na ke shkruar dhe ndan me ne shqetësimin tënd. Nga letra nuk e kuptoj nëse je ti protagonistja apo dikush tjetër, megjithatë po e marr të mirqënë që je ti ajo. Ti pyet nëse mund të ekzistojë mundësia që të fillosh një lidhje të re pas një periudhe një mujore nga ndarja e një lidhjeje tjetër, por për cfarë mundësie i referohesh? A mund të më qartësosh pak më shumë të lutem në lidhje me këtë? I referohesh një mundësie psikologjike, emocionale? Je ti ajo që e njeh veten më mirë dhe ndjenjat e tua në këto momënte, për lidhjen e kaluar dhe për lidhjen e re. Cfarë mendon ti për këtë lidhje të re? A kanë ngelur histori të pambyllura me lidhjen e vjetër? Pengje apo gjëra të pathëna? E kuptoj që të ndahesh nga një lidhje e gjatë duhet të ketë qënë e dhimbshme për ty, por jeta vazhdon. Shpesh herë gjërat vijnë në moment që nuk i ke menduar të përshtatshme, por mos harro: Je ti që u jep kuptim gjerave me mënyrën se si i perception.
Reflekto dhe na shkruaj sërish.
Të uroj më të mirat!