12.09.2016
Pershendetje! Jam nje djal 28 vj nga nje qytez e Shqiperise. Prej vitesh kam kuptuar se kam terheqje seksuale per meshkujt, madje, kam pasur nja tre eksperinca me 3 shoke qe nga koha e pubertetit e deri sot. Ne femijri e kisha sh problem kete orientim, aq sa ne shum raste jam merzit pamas sepse ne te vertet, nuk kam dashur dhe nuk dua te jem gay. Plus ndikimi i shoqeris ka bere qe te doja me cdo kusht te behesha heterosexual, edhe pse nuk ndjej asgje per femrat. Faktin qe jam gay nuk ia kam then askujt, madje edhe kta tre shoket me te cilet kam ber sex nuk e di ne e kan kuptuar, meqense vet nuk kan qene gay, thjesht kan eksperimentuar sic bejn shum cuna kur jan te vegjel… Ata jan martuar dhe i kan kaluar kto eksperienca, nderkoh qe une vazhdoj te kem shume terheqje per meshkujt, dhe i enderroj ne fantazit e mia seksuale. Para dy vjetesh kisha dhe nje atak paniku (nuk e di ne erdhi nga ankthi qe kam pas gjith jeten per kte problem, apo nga ndonje shak tjeter, sic eshte stresi ne pun), por kjo periudh besoj ka kaluar me sukses, mirpo hera heres ka len ca gjurme, qe jane nje frike per jeten ne vazhdim. Frikerat e mia kryesore per te cilat dua ndihmen tuaj jane kto:
1–A do mund te kthehem dot hetersoksual? Si mund te bej qe te kem deshire per femrat? Nderkoh jam puthur me sh femra, por me to nuk kam aritur dot te shkoj ne shtrat, sepse kam pasur frik se mos nuk mundesha dhe me kuptonin, ndaj i kam len fare dhe i kam shmangur. Pra, a mund qe nje gay te bej marrdhenie me nje femer, kur nderkoh, sa her qe jam puthur me femra, nuk ndjej asgje, madje nuk eksitohem fare… Ndryshe ndodh me meshkujt, qe me te mu afruar, me eksitojne direkt. Une dua te shkoj me femra, por nuk mundem. A ka ndonje zgjidhje qe une te shkoj me femra? A duhet te provoj me ndonjeren, te shtrihem me te, e te perpiqem per tu eksituar…
2–Nese nuk mund te kthehem kurr me ne heteroseksual, te pakten si tia bej te kem nje familje, sepse kjo me shqeteson. Kur mendoj te ardhmen pa femij e familje, me tremb jeta… Cila eshte zgjidhja?
Falemnderit, me falni qe u zgjata, pres zgjidhjen tuaj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Faleminderit që na u drejtove për atë cfarë të shqetëson.
E kuptoj shqetësimin tënd dhe e kuptoj që është e rëndësishme për ty.
Të pranosh identitetin seksual, në kuptimin e preferencave si dhe asaj cfarë të bën ty të ndihesh i plotë, i realizuar e mirë në intimitetin e thellë fizik e emocional është shumë e rëndësishme dhe kërkon realisht një sens konfidence e përballje me presione të brendshme e të jashtme.
Në fakt, ka shumë aspekte të seksualitetit:
Sensualiteti lidhet me ndjesitë që ti ke për trupin tënd dhe trupin e të tjerëve. Sensualiteti përkthehet nëpërmjet ndjesive atraktive për personin tjetër, nevojën për tu prekur (dhe jo vetëm seksualisht), imazhin për trupin, fantazinë. Intimiteti seksual është të qëndruarit pranë fizikisht me dikë dhe të pranosh të njëjtën gjë prej tij/saj. Kjo përmbledh të provuarit e vulnerabilitetit, rrezikun e e emocioneve e pëlqyeshmërine apo dashurinë e provuar për personin tjetër.
E momenti tjetër është pikërisht identiteti seksual, kur ne formësojmë se cfarë duam e cfarë na tërheq në të vërtet.
Për tju përgjigjur pyetjes tënde të parë, në gjykimin tim është më e rëndësishme të ndërtosh një raport që do të bëj ty të ndihesh mire, një person që të të kuptoj, me të cilin/të cilën të ndihesh I lirshëm të përjetosh ndjesinë ashtu sic do. Nuk është e thënë të përjetojmë ndjesitë sipas klisheve e formateve sociale të gjinive përkatëse.
Është ok edhe kur përjetojmë konfuzion apo kaos, pasi kjo do të thotë që nevojitet të kuptojmë e të njohim më mirë veten, kështu që të këshilloj ta perceptosh e ta mendosh si një rrugëtim për të gjetur atë cfarë ti je, cfarë do të jesh e cfarë do të bësh me jetën tënde.
Nuk mund të dish se cfarë do apo kërkon në rast se nuk i jep shanse vetes të ndërtosh marrëdhënie. Dil, njih, kupto cfarë do, përpiqu të njohësh veten tënde, nga cfarë shmangesh, cfarë të drejton.
Me sa perceptova në letrën tënde, mbase presioni që ndjen vjen edhe prej frikës nga mendimet e të tjerëve, palëve të jashtme apo rrethit familjar e shoqëror ku je. Është e vërtetë që kjo mund të jetë e vështirë dhe frustruese, aq më tepër meqënëse jetojmë në një shoqëri tradicionale që akoma nuke pranon kollaj diversitetin e aq më tepër atë seksual. Gjithsesi, unë mendoj që zgjedhjet që duhet të bëjmë në jetë duhet të na drejtojnë nga lumturia e brendshme dhe gjetja e saj.
Do të këshilloja që më shumë se të vendosësh veten në kërkim (apo zgjedhje) të preferencës seksuale, të vendosësh veten në kërkim të personit e shpirtërores që do të bëj të ndihesh mirë, pa i bërë presion vetes.
Përsa i përket pyetjes së dytë, mendoj se në momentin që do të jesh i qartë se cfarë do e kërkon, mund të mendosh për alternativën më të mirë në këtë drejtim.
Jetojmë në një kohë kur gjithashtu të drejtat e cifteve homoseksualë po avancojnë lidhur me martesën e fëmijët, pavarësisht me hapa të ngadaltë.
Gjithsesi cdo gjë varet nga zgjedhjet e tua dhe cfarë mund të të bëj ty të lumtur.
Të uroj më të mirat,
Me respekt,
Almandina Guma
MMos ndrysho pr te tjeret. Behu aj qe ndihesh .JETA ESHT JOTJA