Këshilla/Blog

26.09.2016

Pershendetje,
Kam nevoje qe nje profesionist i deges se psikologjise apo pedagogjise te me pergjigjet ne pyetjen time nga aspekti si ai i sheh gjerat.
Gjithmone kam biseduar me shoqe, me te aferm mirepo ende nuk e di pergjigjen e problemit qe me mundon.

Une jam 22 vjecare, jam vetem nje vajze ne shtepi, te themi “e llastuara” nga te gjithe familjaret.Nga mosha 18 vjec jam njohur me nje person shume te mire, i cili eshte 6 vjet me i moshuar se une.
Me te fillova te takohem e dita dites u dashurova, ai eshte njeri i mire, por problemi qendron se ai jeton me familjen e tij 20 anetareshe…
Pasi qe nga kushtet materiale nuk qendronin shume mire, ai eshte i detyruar te jetoj ne nje shtepi me vellezerit dhe grate e tyre.
Ai studion dhe eshte shume i zgjuar, por se fati nuk i paska prire keto vite. Une ende jam me te dhe dashuria ndaj tij si person eshte e sinqerte
por rrethanat me bejne te mos jem e sigurt se cka dua ne jete!

Tani pyetja ime eshte: Cfare te bej, a te martohem me te, e ta pranoj ashtu sic eshte, apo te heq dore ?

Do te isha mirenjohese nese do te me pergjigjeshit ne menyre profesionale. Ju faleminderit!

  1. Era says:

    Me e rendesishmja ne nje mardhenie eshte qe te kete mikurptim dhe mirebesim. Nese ajo eshte e ndertuar mbi themelet e dashurise ndaj njeri tjetrit cdo veshiresi gjate rruges mund te kalohet.

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,

    Në radhë të parë, faleminderit që na drejtove mendimet e ndjesitë e tua.
    Me sa kuptoj nga letra jote, personi me të cilin je lidhur është i rëndësishëm për ty.

    Marrëdhënie të cilat janë cilësisht të mira e domethënëse, na plotësojnë si persona në aspektin intelektual, emocional, fizik e na cojnë drejt realizimit të potencialit tonë e vetes sonë më të mirë dhe për këtë arsye janë të shëndetshme e të rëndësishme.
    Gjithashtu përkushtimi në një marrëdhënie na bën të reflektojmë për veten, cfarë duam, si mund të përmirësohemi apo cfarë është e nevojshme të bëjmë për të ruajtur cilësinë e tyre.
    Cdo marrëdhënie është një proces njohjeje e rritje për të ditur kush jemi e sa gati jemi të shkojmë më tej. Për këtë arsye, është shumë ok që të provosh ndjenjat që ke aktualisht si dhe konfuzionin lidhur me atë cfarë do që të bësh më tej.

    Ti marrim gjërat me radhë: ti je duke provuar një konflikt lidhur me vendimet për të ardhmen. Duket se po mendon këtu qoftë për sigurinë financiare si dhe aspekte të tjera të bashkëjetesës që kërkojnë një lloj tjetër përshtatje e përkushtimi.

    Do kisha preferuar që të kishe detajuar më shumë në letrën tënde se cfarë të shqetëson ty realisht së brendshmi, cfarë pengesash sheh të kapërcyeshme apo të pakapërcyeshme, në qoftë se ka dicka tjetër përvec këtyre fakteve që përmend (me mirëkuptimin tënd për supozimet e mia në këtë rast)
    Gjithsesi, ajo që më mungon në këtë letër, është që nuk përmendet në qoftë se ke folur me partnerin tënd lidhur me këto ndjesi e mendime të tuat.Besoj se një marrëdhënie e mirë ndërtohet bazuar në një komunikim të mirë, duke u shprehur qartë e qetësisht si dhe duke menduar cfarë është më e mira të bëhet ose jo. Do të këshilloja shumë që ta bëje këtë gjë.

    Tjetra është që dukesh që je duke përjetuar një presion a tension, aq më tepër që je duke folur edhe me persona të tjerë, miq e familjarë.
    Në rast se akoma nuk je e sigurtë për atë që dëshiron në jetë , do të këshilloja të ndaloje, të mos ti bëje shumë presion vetes po të marrësh kohën tënde për të reflektuar e menduar se cfarë është më e mira për ty e ku po të drejtojnë këto ndjesi. Mendimet e njerëzve përreth si dhe këshillat profesionale në fakt hapin prespektiva për përgjigje që “flenë” te ty.

    Do të ftoja të merrje kohën tënde të reflektimit e komunikimit qetësisht dhe pa presion deri në momentin që të kuptosh se cfarë do.Tensioni e dyshimet janë shenjë e dickaje të brendshme që ka nevojë të thërrmohet e mendohet sic duhet. ,

    Ndërkohë të uroj që të shijosh lidhjen që ke, të jetosh jetën tënde e të zbulosh më gjatë e më shumë se cfarë dëshiron për veten tënde dhe jo vetëm lidhur me marrëdhënien që ke, por edhe me gjërat të tjera që ti do a ke potencialin ti bësh.

    Të uroj gjithë të mirat në reflektimin tend dhe je e mirëpritur të na shkruash sërish,
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV