Këshilla/Blog

04.10.2016

Pershendetje pytje per nje Gjinekolog dhe mundesisht te pergjigjet edhe Psikoseksolog.
Ju lus te pergjigjenii qart nese nje femer e ferkon klitorisin me dore ne pjesen e jashtme(masturbon) a ka gjas ta prish virgjenitetin nese kjo behet shpesh dhe per periudh te gjat kohore qe nga femijria e hershme deri ne moshen 25 vjeqe edhe nese ndonjeher eshte ferkuar Edhe gjat mestracioneve
Ju lus te pergjigjet Edhe ndokush qe e ka perjetu te njejten dhe te tregoj se a e ka prish apo jo virgjerin nga lexuset e faqes. Pres pergjigjeje

  1. MSc. Besarta Taçi says:

    E dashur lexuese

    Menyrat sesi nje femer eksploron trupin e saj jane te shumta dhe i perkasin ndjesive qe percepton dhe kenaqesise qe ndjen. Sic e keni shkruar dhe ju, ky aktivitet “njohje me trupin” fillon qe ne vogeli, madje ne muajt e para mbas lindjes foshnja eksploron trupin e tij per te perceptuar ekstensionin trupor ne kontakt me boten, pra te prekesh do te thote te njohesh veten dhe boten. Menyrat e masturbimit jane te shumta, por mund te ndahen ne ato siperfaqsore (thithkat e gjoksit, lekura, vulva pra buzet e medha dhe buzet e vogla, hyrja vaginale dhe klitori) dhe te brendeshme (kaviteti vaginal, anal dhe oral). Prekja e klitorit i perket nje masturbimi siperfaqsor edhe se ai mund te jape kenaqesi maksimale (orgazma), pra lokalizimi i klitorit eshte larg nga hyrja vaginale ku ndodhet himeni (cipa e brendeshme e vagines). Persa i perket fjales “prishje te virgjerise” qe une e pershkruaj si “eksperienca e pare e kontaktit te brendesise time” nese nuk ka penetracion te vagines ajo do te thote qe himeni nuk eshte prekur, pra ju mund te rrini e qete persa i perket integritetit himenal.

    Ju uroj nje dite te qete,

    Besarta Taci

  2. Dr. Genc Kabili says:

    Pershendetje,

    Jo, eshte e pamundur.

    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.