Këshilla/Blog

06.10.2016

Cfare te bej jam e dashuruar ne profesorin tim… Ai eshte i martuar dhe une jam ne lidhje me dike… por puna na ka afruar se bashku dhe perderisa e kisha ne universitet nuk ndjeja asgje per te kurse duke punuar me te tani e kuptova sa i mire eshte.. shenja nga ai nuk kam vetem se mundohet dhe me ndihmon shume te arrij ne jete.
Si tja bej qe ta largoj nga mendja… e di qe eshte e gabuar me askend nuk e kam biseduar kete teme se me vjen siklet. 🙁

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Përshëndetje!

    Më vjen mirë që pranë nesh ke gjetur një mënyrë për të shprehur ndjenjat dhe shqetësimet e tua. E lexova letrën tënde dhe për të kuptuar më shumë, do doja të dija se si lindi kjo ndjenjë ndaj profesorit tuaj? A po ndikon kjo në lidhjen që keni ju me partnerin tuaj? Po në lidhjen profesionale me profesorin? Nëse do të bëje një analizë të gjërave që fiton dhe humbet nga kjo ndjenjë, si do të ishte raporti? Pra nëse mendon në mënyrë logjike për këtë situatë, cilën do të zgjidhje? Tani je në fazat që ndjen për të, nuk ia shpreh dhe ndjenja akumulohet duke mos patur një përgigje nga ana tjetër. Shpesh herë mund të ndodhë që të ngatërrohet admirimi që ke për një person, sidomos i seksit tjetër, si një ndjenjë dashurie. A mund të jetë dhe rasti yt kështu vallë? Ajo që ti kërkon, që ta largosh nga mendja do të ishte pak e vështirë duke qënë që ke raporte profesionale dhe e takon atë dhe për më tepër sa më shumë dëshiron që mos e mendosh dicka, aq më shumë është prezent. Do të ishte mirë ta pranoje si fakt, të analizoje mundësitë për tu plotësuar ajo që dëshiron dhe të jetosh me pasojat e realitetit dhe ta pranosh atë.
    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak. Mos ngurro të na shkuash sërish.

    Me respekt,
    Ardita Korriku.

  2. studentja says:

    Lindi nga miresia e tij qe me ndihmoi mua ne karriere, dhe ndoshta une keqkuptova gjithcka. Nuk ndikon aq shume ne lidhjen time sepse e di se i dashuri im me don, dhe une e dua ate e sdo ta humbisja asnjehere per askend. Kjo eshte vetem si nje lloj fiksimi apo admirimi sic thoni ju e smund ta largoj nga mendja, sidomos kur e shoh.. ose kur flitet per te me buzeqesh fytyra. mezi pres te shkoj ne pune!!! … Nuk mund te mendoj te kem dicka me te sepse ai eshte i martuar, por sidoqofte kur e shoh harroj kete fakt .. Shpresoj te me ndihmoni!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.