21.10.2016
Pershendetje
Kam kohe qe dua te flas me dike
Jam e lidhur me dike
Prindrit e mi nuk e din
ate djal e dua dhe ai me do
por ama sa her mendoj qe kjo gje esht jasht dijenise se prinderve te mi mendoj se jam nje njeri i pavlere
Deshiroj te flas me ta por e di se do te jen kunder
Kete gje e flas vetem me ate djal
i kam then qe po cmendem nga genjshtrrat
Ai me thot qe do me pres derisa te mbaroj shkollen dhe do te jet vete ai qe do tua thot gjithcka prinderve te mi
Gjithmon ndihem e sigurt kur flas me te
sepse gjithmon ka gjetur nje menyre per te me bere te ndihem me mir
Dhe esht person qe di ti mbaj sekretet
esht njeri i mrekullueshem jo sepse un them keshtu por sepse kemi 4 vjet qe njihemi dhe sme ka len kurr ne balte por perkundrazi me ka ndihmuar gjithmone qe te gjej nje zgjidhje
Frika ime esht qe nese prindrit e mi e marrin vesh jo vetem qe do te humbas besimin e tyre por edhe djalin qe dua sepse e di qe ata zdo te me lejojne kurr qe te takohem apo te komunikoj me te
kjo per mua do te ishte fundi i botes
Nuk e di cdo te beja
mbase dhe do te vrisja veten
sepse shpesh e kam menduar si te vetmen alternativ per te shpetuar nga kjo humnere genjshtrrash
ju lutem me kuptoni nuk jan ndjenja qe do kalojn me kohen
ai person per mua pervecse personi qe un kam lidhjen me te ngusht per mua esht nje shok dhe nje vella
shpesh sillet edhe si nje baba sidomos kur me shtyn te mesoj me teper
dicka qe ai ma perserit gjate gjithe kohes
meso me thot sepse kjo do te te duhet me teper se cdo gje ne jete
nuk mundem nuk dua te humbas as te e as familje time
por si te shpetoj nga ky kurth genjeshtrrash ku jam zhytur ??
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e/i nderuar,
Ju lutem te na shkruani moshen dhe gjinine tuaj, pasi eshte e nevojshme per ekspertin ne menyre qe t’ju ktheje nje pergjigje sa me te pershtatshme.
Ju urojme gjithe te mirat,
Stafi i ‘Nuk Je Vetem’
Përshëndetje,
Më vjen keq për sesi ndiheni. Duket që situate mes asaj që doni dhe mënyrës se si jeni të detyruar ta fshihni nga familja, ju ka lodhur shumë. Nga ajo që shkruani kuptoj që djali ka karakteristika të një personi që dëshiron të kësh në krahë, e vlerëson dhe e dashuron. Duket cështjte kohe që marrëdhënia juaj të bëhet publike edhe në familje. Disa herë thua që prindërit e tu nuk do ta pranonin. Për cfarë arësyesh prindërit e tu nuk do ishin dakort për lidhjen tuaj? Sa vjec jeni ju të dy? Nëse është një person që ti do të doje ta kishe në krahë, cfarë do t’i pengonte prindërit e tu për ta pranuar? Ti thua që nëse nuk e ndan me prindërit ketë je person i pavlerë, unë mendoj ndërkohë që duhet të mendosh për të gjitha vlerat që ked he që nuk lidhen domosdoshmerisht për të qënit e hapur ose jo per marredhenien tende. Ke aresyet e tua pse nuk ke folur me prinderit per marredhenien, dhe kjo nuk prek vlerat e tua.
Nese ke nevojë të flasësh me një profesionit, kërko ndihmë tëk psikologu i shkollës, ose tek faqja jonë në Kosove nukjevet.net. ku mund marrësh shërbim fals nga një psikolog që është i disponueshëm në 2 dite te javes per chat.
Të falenderoj që na ke shkruar, mos hezito ta bësh sërish.
Te uroj gjithe te mirat,
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike