07.11.2016
Pershendetje, kam 3 vjet e fejuar, se shpejti mbush 4, duan te na presin diten e marteses, por un nuk dua nuk e di pse me streson shum kjo pjes. Jam shum e lumtur me njerezit e shpis tfejuarit, ‘e te fejuarin po ashtu jemi fejuar me deshiren ton, po per martesen nuk e di pse kam shum frik, askush spo ma veshtron qe them e shtyjm e nji vit, si un dhe i fejuari zduam ket vit qe po vjen, por ja qe data po vendoset, nuk e di po me vjen shum inat me vjen te qaj merzitem nuk e di pse e kam mar kshu me kaq problem. Dhe jemi te rregulluar me shpia me pun me shkolla, poprap kam frik. Pse ndihem kshu pse nuk dua kur i kam te gjitha gati?!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Kur do mktheni nji pergjigje ju lutem
Pershendetje e nderuar,
Ju falenderojme qe na keni shkruar.
Ju do merrni nje pergjigje nga ekspertja perkatese brenda 72 oreve.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk Je Vetem
Përshëndetje e dashur,
Më vjen mirë që na ke shkruar. Ju keni një kohë relativisht të gjatë në lidhje me njëri tjetrin dhe nga sa na tregon keni harmoni. Martesa! Një hap i rëndësishëm në jetën e një çifti dhe të secilit partner. Përgjejësia dhe e panjohura që e shoqëron, mund të shkaktojë një ankth normal tek shumë njerëz. Po ju, pse jeni të stresuar dhe nuk doni që të martoheni këtë vit që vjen? Cfarë do të ndryshonte dhe një vit më tepër?
Ti ngre një pyetje në fund, për të cilën vetëm ti mund të japësh një përgjigje. Pse ndihesh kështu? Shpesh herë ne i dimë përgjigjet e pyetjeve dhe brengave tona, por e kemi të vështirë ti pranojmë nëse nuk janë shumë të pëlqyeshme apo të pranueshme për veten apo të tjerët. Përpiqu të reflektosh me veten, të bisedosh me të fejuarin dhe të merrni një vendim bashkë.
Unë uroj të gjeni zgjidhjen më të mirë për ju.
Mos hezito të na shkruash për cdo gjë!
Me respekt,
Ardita Korriku