Këshilla/Blog

08.11.2016

Problemi im eshte se jam shume xheloze ne lidhje me te dashurin tim, as nuk dua ta imagjinoj qe ai te kete dike tjt ne mendje, nuk dua qe ai te shoh tjeter femer pervec meje, jam e fiksuar, ai me do shumë dhe ma shpreh, por prap jam xheloze, nuk ndihem mir kur ai del me shoket, mendja me rri qe mund te takohet me dike tjt, e dua shum dhe xhelozia po me shkaterron, mua dhe lidhjen ton. E di qe jam ber e padurueshme me xhelozin time, dhe kam frik se ai do lodhet me mua, prandaj dua ndihmen tuaj.
Nga ana tjeter un jam edhe shume nevrike, merzitem e behem me nerva per gjera te vogla, bertas per te nxjerr mllefin, qofte edhe me familjen edhe prinderit e mi, e me pas pendohem, me vjen inat per kte qe jam, nuk dua te jem e tille, edhe nervat po me shkaterrojne ndaj ju lutem me jepni disa keshilla

  1. MSc. Denisa Ndreka says:

    Përshëndetje,

    Më vjen keq për sitautën në të cilën jeni. Duhet të jetë e lodhshme dhe e vështirë për ju. Keqkuptimi më i madh është që xhelozia është shenjë e dashurisë. Në fakt ka arësye të tjerë që mund të lidhen me xhelozinë si Varësia, posesiviteti, vetëvlerësimi i ulët, paqëndrueshmëria emocionale , të ndjerit që nuk je mjaftueshëm i mirë për partnerin, frika nga braktisja dhe atashimi i pasigurt. Të gjitha këto janë element që lidhen me vetë individin dhe jo me partnerin por si në rastin tuaj e gjithë sitauta e nxitur nga xhelozia mund te sjellë pasoja për marrëdhënien.

    Do t’ju sugjeroja që të takonit një psikolog për të zgjidhur cështjet të cilat nxisin xhelozine. Fakti që keni shkruar në faqen tonë tregon që tashmë e keni identifikuar si problem dhe ky është hap ii parë drejt zgjidhjes së tij.

    Faleminderit që na keni shkruar!

    Gjithe te mirat,
    Denisa Ndreka, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.