Këshilla/Blog

16.11.2016

Keshilla praktike per ti ardhur ne ndihme nxenesve me shqetesime dhe te traumatizuar nga dhuna ne familje. Moshat:( 9 vjeç; 13 vjeç; 15 vjeç). Rasti 13 vjeç, vajze, ne keahasim me nje vit me pare, tashme nuk shprehet aspak.

Best!

  1. English says:

    “Caring teachers can have a life-changing impact on struggling students — teachers and school stuff cannot carry the entire burden of traumatized students. However, information CAN make it easier for teachers to have “calm, compassionate and empowering” interactions with students who have experienced trauma, and to encourage schools to become supportive places for everyone, including staff.”

    Shkëputur nga një artikull mbi fuqine e edukuesve per te reduktuar stresin dhe asistimin e nxenesve te traumatizuar.
    BEST!

  2. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje,
    te falenderoj qe i je drejtuar faqes sone. Nga problem qe ju ngrini duket se ju punoni ne institucione edukimi/arsimimi. Eshte e veshtire te zgjidhesh situate ne te cilat pothuaj nuk ke fare ndikim. Fillimisht ju keshilloj te keni kujdes se cfare u premtoni ketyre femjve, pasi jukeni ne dore pak ose aspak mundesi per te ndryshuar situaten e tyre familjare, dhe premtimet e pambajtura mund t’ju thyejn atyre besimin te ju qe ndoshta jeni mbeshteja e tyre e vetme. Ju keshilloj gjithashtu te bisedoni miqesisht me prindrit e femijeve dhe te vleresoni seriozisht mundesite tuaj per te ndihmuar. Nese nuk mund te flisni me prindrit, lehtesoni isi procesin mesimore per keta femije dhe referojini femijet te psikologu i shkolles. Ndoshta eshte nje rast qe mund te zgjidhet nga strukturat e mbrojtjes se femijeve. Sa per rastin e vajzes mbani ne konsiderate qe dhuna ushtrohet ne shume forma, dhe vajza mund te jete duke u abuzuar jo vetem emocionalisht, por edhe seksualisht.
    Uroj t’ju kemi ndihmuar disi dhe ju ftoj te na shkruani serisht, gjithe te mirat!
    Orsjola Qendro.

  3. English says:

    Pershendetje!
    Ju falenderoj per pergjigjen.
    Pasioni me i madh e KRYESORI ne jeten time, me shume se sa mesimdhenia, ka qene dhe eshte perkujdesja e mireqenies se femijeve. Dhe, çeshtjet e femijeve jane aq delikate sa duhen trajtuar me seriozitet. Jam absolutisht e vetedijshme per kete pjese ndaj, tregohem shume e kujdesshme qe ne vend te marrjes se “premtimeve boshe”, une mumdohem te krijoj ambjent te mire gjate procesit mesimor.

    Ne menyre qe keshillimi juaj te jete me ndihmues eshte i nevojshem pak background info. Une punoj me grupmosha te ndryshme dhe qe ne vitin tim te pare te punes kam pare situata te dhimbshme te femijeve nga fillorja te dhunuar aq shume fizikisht sa qe mumd ti shihje shenja neper trup dhe manifestonin gjendje emocionale shperthyese ne klase. Me pas teksa viti i pare i punes mbaron, viti tjeter erdhi edhe më me shume pergjegjesi per mua.

    Meqenese kam shume kerkese ndaj vetes, edhe tek nxenesit kerkesa jane te larta, dhe per me teper objektivat te cilat duhen arritur, qe i vendos vetes time ne ate planin personal nje vjeçar qe bej, perfshijne pritshmeri shume te mira. Ndersa mundohesha qe te arrija keto rezultate te larta (klase me rezultate te larta = MESUESE SHUME E MIRE), ishte e nevojshme te kuptoja qe po kerkoja realisht shume edhe ndaj nxenesve qe vinin nga veshtiresi familjare te medha… kuptova qe ne oret e mia mesimore keta nxenes te vecante ndjenin stres. E mora situaten nen kontroll dhe i rikujtova vetvetes pasionet dhe vlerat qe kane drejtuar gjithemone jeten time!!!

    E verteta eshte se ka dite kur edhe edukuesit ndjehen disi te frustruar, kur ndjejne se duhet te bejne me shume ne perkujdesjen e nxenesve, per mireqenien e tyre emocionale, duke krijuar nje ambjent sa me ndihmues dhe miqesore te jete e mundur ne menyre qe edhe te nxenet te realizohet me lehtesisht, te jete me efektiv.

    Ne kete aspekt, te jeni te bindur qe edukuesi ka në dore shume per te arritur te ndihmoje dhe te beje te mundur qe edhe keta nxenes te veçante, te cilet vijne nga situata aspak favorizuese, te ecin perpara e pse jo te arrijne diçka ne jete.

    Besoj shume se jeta eshte nje proces i gjate te te mesuarit… edhe per mesuesit!!! Ka vazhdimisht vend per rritje profesionale.
    Prandaj eshte e nevojshme qe te “edukohemi” thellesisht per çeshtjet te stresit, ankthit, traumave e shume gjendje te tjera te perfshira te ky grup. Gjitheçka vetem per nxenesit tane.

    E megjithate, e kam te qarte qe per te arritur kete lloj informimi duhet shume me shume se sa ky keshillim online, pavaresisht profesionalizmit dhe kohes tuaj te vyer qe ju po vini ne dispozicion te plote. 🙂

    Ndersa koha kalon,kete vit ndjej se kam hyre ne nje faze edhe me te rendesishme, keshtu qe teksa punoj, njekohesisht jam duke bere vezhgimet e mia, perdor burime informacioni te mira qe te kuptoj gjithemone e me mire psikologjine e femijes.

    Si perfundim, por jo me pak e rendesishmja, ju falenderoj shume per ndihmen tuaj te madhe. E vleresoj dhe e admiroj profesionalizmin tuaj, vertete!!! Do te me duhen ti perdor keshillat per te qene nje hap me perpara problematikave.

    PS: Eshte mire te dihet qe “Nukjevetem”. Pergezime!

    Best!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV