Këshilla/Blog

23.11.2016

PERSHENDETJE,
kam shkruar dhe nje here me pare ne faqen tuaj, dhe kam marre pergjigje nga psikologia, e cila me ftoi qe mund te rishkruaja.
Problemi im ka te beje me ndarjen, e cila ka ardhe nga ish i dashuri im, Ka 4 vite qe iku nga une ,dhe vazhdoj te qaj e te qaj e te mos pranoj.
Pak kohe kam qe zbulova se eshte i lidhur , dhe me e keqja se ka me shume se dy vite. Me vret fakti se bera shume gjera per te, u sakrifikova, DHE REZULTOI NE FUND SE NUK ME DESHI.
Ceshtja konsiston ne nje pike shume domethenese per shkaterrimin tim psikologjik, e shendetin mendor : une jam e karakterizuar nga anhedonia. a eshte normale te me zgjase dhimbj 4 vite? jU lutem mos me thoni : qe duhet te merem me sport, te zgjeroje rrethin social , apo ta mbaj si nje kujtim se per te harruar dot sharrohen, etj etj.
Mua sme japin me efekt keto keshilla , fjale, une dua dicka me konkrete,
Si ka mundesi te me zgjase dhimbja aq shume??
Ai u nda nga une e svuajti asnje moment, u nda pa asnje arsye, kur une bera shume per te.
Une mbaja shprese se mos vazhdonte dhe ai si une , te vuante , e se beoja dot se do me tradhtonte , Po mua sme intereson fare ajo, qe ai ka , sdua tia dije …
Tani vuaj deshperimin dhe dhimbjen time , tani qe eshte lidhe morri fund gjithcka , t pakten per mua, se per ate une skam ekzistuar kurre,
Me vret dhe fakti qe u nda dhe nuk erdhi asnjehere, sme coi nje sms… etj
Une kam shume mendime ne koke , shume gjera,, dhe pastaj skam me as fuqi te qaj e te rrije n kembe,
Une e desha shume , po tani ca do beje?
Kam refuzuar djem te tjere ( se kuptoj ca shikonin te une , pasi pas ndarjs me eshte dukur vetja shume e shemtuar , vetvleresim i ulet,) per shkak se mbaja shpres te ai, s’e tradhtoja as me shikime, Ai me ka poshteruar shumeeee. ME HODHI POSHTE.
Dhe vetja me duket e shpifur e shemtuar s’e di …. dua te shpetoj nga mendimet dhe nga vetja, oh , UNE KAM 7 vite e pa lumtur,,, nuk eshte normale
Dhe ai nje person i pavlere eshte, po une se njihja , ai se meriton qe une te vuaje ashtu, ai eshte nje hic, dhe kur e kam pare ne rruge kam then? vertet e kam dashur une kete??
Por problemin e kam me veten, se e desha ashtu si qe , dhe me shkoi cdo gje kot, …..
Une sjam kjo, une isha nje vajze ambicioze ( pozitive), me deshira enderra , vullnet te hekurt per te realizuar shume gjera … nuk mund ta shkaterroj veten per dike si ai… dreqi e morri…
ju lutem mos e anashkaloni rastin… Faleminderit
te psikologu nuk shkoj dot, problem financiar , pra e kam te pamundur

  1. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershednetje e dashur,

    Te falenderojme qe na ke shkruar.
    A mund te na thuash te lutem se kush ka qene eksperti/ja qe te ka kthyer pergjigje heren e pare, nese ke deshire qe te te pergjigjet po e njejta?

    Te urojme gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Të falenderoj që na ke rishkruar dhe sic të kam përmendur jemi gjithmonë të hapur për ty. Shpresoj që të paktën e shkruara apo ajo që lexon prej nesh të të bëj ty dobi në të kuptuarit e vetes dhe kësaj gjendje shpirtërore që duket që është e vështirë dhe shumë sfiduese për ty mendërisht dhe emocionalisht.
    E lexova me shumë kujdes letrën tënde të dytë dhe e kuptoj e mirëkuptoj këshillën tënde që s’ke nevojë për këshilla dhe realisht nuk është ky qëllimi ynë.
    Do të ftoja gjithashtu që ta lexoje përgjigjen time me durim dhe sigurisht që mirëpres një komunikim tjetër nga ty në rast se ke nevojë të flasësh me ne.

    Në këtë rast, ti po më thua që ke marr vesh që personi ka bërë një zgjedhje tjetër dhe besoj kjo ka qenë shumë e fortë për ty. Në letrën e parë ti nuk e përmendje këtë gjë, por me sa mbaj mend nga letra e parë ishe e vëmendshme ndaj botës së tij virtuale etj, kështu që besoj kjo ka qenë një tronditje nga ato që të rrënojnë dhe të bëjnë të ndihesh që ndoshta ske vlejtur për personin tjetër.
    Ajo që vë re në pëshkrimin në letrën tënde është që ti ke mendime e ndjesi të kundërta dhe luhatje emocionale të ndryshme.
    Në fakt, shpesh ndarjet nga lidhje intime krahasohen me ato që quhen periudha e zisë ( që ka të bëjë me momentin kur humbasim një person të dashur) dhe ndjenjat e mendimet tona kalojnë sa nga shoku, inati, mërzia deri te pranimi dhe të gjitha këto ndodhin në një kontekst përpjekjesh për të gjetur arsyet përse ka ndodhur, herë duke bërë me faj tjetrin, herë veten, herë duke qenë mirë, herë duke qenë keq.
    Edhe pse duket e cuditshme, fakti që ti po vuan është një proces për të cilin truri e trupi yt ka nevojë ta bëj, por kuptimi që i japim dhimbjes e kujdesit nga vetes diferencojnë atë që është e shëndetshme ose jo për ne, në kuptimin afatgjatë.

    Dhe në fakt është e nevojshme që të mendosh që ajo që po përpjeton aktualisht është një situatë apo gjendje emocionale, vulnerabël, por aktualiteti nuk është se të përkufizon ty totalisht, veten tënde, potencialin tënd për të bërë shumë gjëra në jetë dhe për tia dal kësaj dhimbje.

    Duket sikur ti në këtë moment dëshiron ta zgjidhësh problemin me agresivitet, sikur do ta shkulësh nga shpirti yt. Unë e kuptoj këtë pasi ti po vuan prej shumë kohësh dhe realisht në jetë pjesa më e madhe e njerëzve në jetë kanë eksperienca të tilla të forta emocionale ndarjesh dhe realisht u është dashur koha e nevojshme për të dal nga këto lloj dhimbjesh.

    Dhimbja zgjat për disa arsye: kur kemi ende shpresë (dhe pyetja ime për ty këtu është në rast se ke patur ende shpresë për një rikthim, edhe duke fantazuar se personi po vuan njëlloj si edhe ti), kur kemi dhënë shumë nga vetja për personin, kur nuk arrijmë dot të balancojmë jetën tonë me gjëra të tjera që mund të na mbushin dhe ti japin kuptim jetës sonë, kur nuk balancojmë mendimet negative dhe pozitive, kur mohojmë realitetin para syve tanë, kur nuk kemi një rreth mbështetës përreth që të na dëgjojë dhe të na jap prespektiva.
    Ndonjëherë ne kapemi fort pas dhimbjes pasi ajo bëhet “zëvendësuesi” i tjetrit. Nuk është më prezenca e tij por ngelet mungesa e tij, të cilën e mbushim dhe i shtojmë fantazi.

    Nuk mund të komentoj apo gjykoj pozicionin e personit tjetër. Atë që ke patur me të, di ta vlerësosh e peshosh ti më mirë me gjithë të mirat e jo të mirat.
    Ajo që mund të them është që në momentin që keni qenë bashkë, sigurisht që ti ke ekzistuar për të për aq kohë sa ju keni patur një marrëdhënie. Nuk i di arsyet e ndarjes dhe duket sikur ti akoma ke nevojë për sqarime që mund ti mendosh ti të arsyeshme kur ti kërkosh nga personi tjetër.
    KONKRETISHT, fakti është që personi tashmë ka bërë një zgjedhje prej dy vjetësh, duket sikur nuk do të shqetësohet, e nuk do të shqetësojë as ty dhe në thelb ashtu si dhe ti, dhe ai dhe unë meritojmë në jetë të jemi të lumtur e të ndihemi mirë.
    Kjo është gjëja më konkrete dhe e fortë që do ma lejosh ta them edhe pse ti tashmë e di.

    Pikërisht, kjo është një kohë që duhet ta marrësh për veten e dashur dhe jo për të dhe duke u përpjekur të thyesh ciklin që zmadhon apo mban dhimbjen tënde në të njëjtin nivel. Cështja është që dhimbja mos të kthehet në funksionale për ty.
    Mendo për rutinën tënde të dhimbjes (duke më lejuar që ta përkufizoj kështu). Duhen gjetur mënyra për të thyer ciklin e të menduarit negativisht dhe rutinës së përditshme që ta amplifikon vuajtjen.
    Cilat janë mendimet e tua? Cilat janë frikërat e tua? Cfarë të rrëzon ty e të mos mbahesh në këmbë? Cilat mendimeve mendon që mund tu thuash stop në këtë pikë?
    Kush janë disa përgjigje alternative (e pozitive) që mund tu kthesh mendimeve e frikërave të tua? Shpeshherë ne tentojmë ti japim të njëjtat përgjigje negative vetes duke qëndruar kështu brenda të njëjtit cikël.

    Kush janë mendimet e tua për veten aktualisht?
    Cfarë gjërash ke vënë re në jetën tënde që të bëjnë të ndihesh mirë dhe ta zbusin gjendjen në të cilën je?
    Cilat janë gjërat e mira që mund të ndodhin në jetën tënde pa prezencën e tij?

    Të lutem mos harro që gjithsesi mund të na shkruash lidhur me përgjigjet e ketyrë pyetjeve ose dilemat që mund të kesh. Nuk mund të di cdo gjë nga letrat që na ke dërguar, kështu që në rast se përgjigjet do ti diskutosh me ne, je mëse e mirëpritur.

    Por, është e rëndësishme që të fillosh të praktikosh hapa të vegjël ndryshimi në mendimet e sjelljet e tua, sado minimale.

    Jepi kohë edhe vetes, edhe trishtimit e dhimbjes tënde. Në rast se do të qash, qaj, në rast se do të strukesh bëje, por mendoje si një situatë e gjendje të momentit dhe mendo për veten si një person për të cilin duhet të kujdesesh.

    Përpiqu ta rrethosh veten me persona të dashur që mund të të dëgjojnë në momentet e tua vulnerabël por edhe të të ndihmojnë të formulosh përgjigje në disa këndvështrime, për pyetjet e tua. A mund të kesh përreth shoqe, shokë, prindërit e tu që të përqafojnë në momente e vetmisë apo dhimbjes tënde? Kërkoji, ftoji, thuaju që ke nevojë për prezencën e tyre.

    Nga ana tjetër, fakti që meshkujt të tjerë kanë interes për ty, mbase është sepse kanë parë cilësi dhe aspekte te ty që janë të mira, tërheqëse, të bukura, të forta. Është mirë që ta thithësh këtë energji pozitive, ta shohësh veten edhe me sytë e tyre. Mbase një lidhje tjetër për ty është e vështirë në këtë moment, por mund të marrësh shoqërinë e tyrë, të zbulosh për veten, të ndihesh e mikluar.

    Ti gjithashtu artikulon qartë, ke arritje të mira në shkollë, ka njerëz që kanë interes për ty, duket që je shumë e interesuar në gjërat që do të realizosh. A nuk janë këto po aq të rëndësishme për veten tënde? A nuk tregojnë këto për një person me forcë e grintë për të ecur para e pranuar situatën aktuale?

    Do të këshilloja gjithashtu të lexoje, të shikoje filmat të cilat kanë shumë subjekte të tilla, të dëgjoje historitë e njerëzve. Ndonjëherë njërëzit vijnë në jetën tonë dhe jo cdo takim në jetë detyrimisht përfundon në një lidhje afatgjatë.

    Nuk e di në rast se mbërrita te ty sic duhet në këtë rast, por më shkruaj sërish e jemi këtu për ty e kujdesu për veten mendime e sjelle më pozitive,
    Me respekt,
    Almandina Guma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV