27.11.2016
Pershendetje
Jam nje vajzë 21 vjeqare Une kom nje problem i cili Po me mundon shumë
Kam masturbuar me ferkim te organit gjenital Qysh nga femijria e hershme tani me ka hyrë nje frike në palc dhe mendim I keq se jam cvirgjeruar në kete menyrë. Per te hequr friken vizitova nje gjinekologe e Cila me kontrolloj dhe me tha Qe jam mire skam nevoj per shqetsim. Gjat kontrolles gjinekologjike Isha me mestracione por mjekja me tha Qe nuk paraqet problem per te verifikuar a jam e virgjer Apo jo.
Tani frika apo mendimi Qe Po me shqetson është se mos me ka lenduar dhe prishur himenin gjat verifikimit mjekja. Kam mendim te vazhdushem në kokë se me ka ndodh kjo
Si ta bind veten se jam mirë si ta heq ket mendim dhe ta kthej vetbesimin.
A është e kalushme kjo Sepse ma ka ndryshuar jeten plotsisht Po ndihem tmerrsisht keq.
Kam frik se ky mendim do te me percjell gjith jeten. Lus per nje pergjigjeje te qart dhe te kuptushme sepse Edhe Pse mjekja me tha Qe jam e virgjer Une perseri Po vazhdoj ta Kem shqetsimin se ma ka lenduar himenin ajo dhe nuk arrij ta vrej Sepse isha me mestracione Lus per pergjigje
Pytja I dergohet Gjinekologut, Seksologut dhe Psikologut te faqes suaj??? A kalohet ky shqetsim a do te Kem perseri vetbesim se nuk jam cvirgjeruar Sepse kam frik se ky mendim do tme ndikoj edhe ndojher Kur te vij momenti per martesë Apo per te mar nje vendim per martes Apo lidhje me dikë…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Eshte e pamundur qe te demtohet himeni nga mjekja, duke qene se ne jemi shume te kujdesshem ne te tilla ekzaminime.
Gjtihe te mirat!
Përshëndetje e dashur
Arrij te kuptoj se shqetësimi yt është mjaft I madh dhe kjo te bën te vuash. Përgjigjja ime se mastrubimi me fërkim nuk zhvirgjëron pasi nuk ka kontakt me himenin është I njëjtë me atë te gjinekologes. Këtë fakt ta ka konfirmuar edhe mjekja pos kjo mesa kuptoj nuk te ule nivelin e ankthit dhe frikës qe përjeton.
Ti po me shkruan se ke nevoje te rifitosh vetëbesim. A mund te me thuash mendimin tënd se çfarë e rrit vetëbesimin te një vajze? Çfarë e bën një vajze te ketë një vetëbesim te shëndetshëm, mund te me listosh disa karakteristika te nje vajze me vetëbesim te shëndetshëm sipas mendimit tënd?
Me trego pak me shume te lutem se çfarë mendimi ke për virgjërinë dhe rendësin qe ka ajo për një femër?
Sabjola
Pershendetje deshta me dit a mun dallohet se kur ke humbur virgjerin me an te ndonje kontrolle
Pershendetje e nderuar Sabjola
Une kerkoj nga ju si eksperte te me keshilloni se qfar te beje Qe tmos e ndjej kete frike pasiqe mua Edhe ekspertja e gjinekologjis me thot Qe jam mire dhe skam nevoj per shqetsim Une perseri e ndjej at ankth per me teper në Koke mu ngulit frike se mos me ka demtuar gjinekologeja.
Sa I perket pytjes tende rreth mendimit tim mbi virgjerin?
Duke ditur veten time si nje femer e moralshme kam frik se nje gabim I vogel mund te me kushtoj shumë
Vertet Po ndihem keq dhe Po mendoj se kjo frike Po ma shkatrron jetën.
Pershendetje.Jam 22 vjece.Nje here kam masturbuar me gishta dhe me ka dalur sasi e konsiderueshme gjaku nga vagina por nuk kam kryer asnjehere marredhenie seksuale.Kam frike se kur te kryej per here te pare nuk do te kem rrjedhje gjaku.Ju lutem me tregonj a ka mundesi te me dale gjak heren e pare dhe a ka menyre tjeter qe bashkeshorti ta kuptoje qe jam e virgjer ? Ju lutem me ktheni pergjigje
Pershendetje,
Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, e jo si koment, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
E dashur lexuese,
Per ty dhe bashkemoshataret qe kane te njejtat dyshime vendosa te jap nje pergjigje pak me te gjere ne lidhje me virgjerine dhe cvirgjerimin!
Lexova me kujdes pyetjet qe na keni drejtuar dhe ja keni kerkuar tre tipologji profesionistesh te faqes sone, une ju shkruaj si Psikoseksuologe. Fjalet qe lexohen shume shpesh ne kerkesa te tjera por sidomos ne shkrimin tuaj jane: “frike, shqetesim, mendim qe me shqeteson, mos besim, ndjehem tmerrsisht keq, mendim qe do me percjell gjith jeten, lendim, cvirgjerim, ndikim” keto ndjesi jane shume larg nga menyra e qete sesi nje 21 vjeçare zakonisht duhet te perjetoje raportin e saj me trupin dhe seksualitetin.
Do mundohem te pershkruaj sadopak çfare eshte himeni, virgjeria dhe shendeti seksual.
Himeni eshte nje cipe e holle elastike e cila eshte e lokalizuar ne hyrje te vagines (ne hyrje te kanalit vaginal), zakonisht cipa ka disa gropa te cilat nuk mbyllin ne menyre apsolute hyrjen e kanalit sepse nuk do mundesonte daljen e fluksit te gjakut gjat ciklit menstrual. Ashtu si dalin sekrecionet gjat ciklit ashtu mund te depertoje sperma nese penisi vendoset ne hyrjen e vagines( pa e penetruar) gjate preliminareve duke arritur te vezorja dhe duke e fekonduar. Himeni esht aq afer hyrjes se vagines saqe femra mund ta veshtroje me nje pasqyr, por mund edhe ta prek gjate autoerotizmit ose gjate prekjeve ne preliminare me partnerin, duke e thyer cipen edhe pa perceptuar asnjelloj dhimbje ose gjakderdhje. Himeni nuk esht njesoj tek te gjitha femrat ashtu si nuk esht njesoj organi gjenital femeror ashtu si nuk esht njesoj penisi tek cdo mashkull. Gjinekologet kan vertetuar se ekzistojne te pakten 7 lloj/ tipologji konformacionesh te Himenit:
-Himeni jo ekzistues ( femra prezanton nje kanal vaginal totalisht te hapur pa cipen elastike, kjo esht nje konformacion fiziologjik teper natyral qe nuk prezanton probleme)
-Himeni unazor (esht me i paraqituri, cipa esht rreth bordeve te vagines me nje hapje ne mes)
-Himeni buzor ( cipa prezantohet si nje vize vertikale ose horizontale)
– Himeni me gropa ( cipa ka gropa te shumta, ne forme rrjete)
-Himeni anesor (cipa esht e lokalizuar kunder murit vaginal)
– Himeni i varur
– Himeni i mbyllur (femra ka kanalin vaginal totalisht te mbyllur nga cipa e cila nuk lejon gjakderdhjen qe nga cikli i pare mestrual, ne kete rast duhet nje nderhyrje e vogel- imenoctomia- pa sjellur deme fizike, kjo esht nje patologji e vogel anatomike).
Ky pershkrim I detajuar per te perceptuar sesa te ndryshem jemi dhe sesi ndjesia e eksperiences qe kemi me trupin tone esht totalisht unike. Koncepti I virgjerise pa hyre ne aspektet abusive te fese dhe Kultures, esht nje perjetim totalisht individual dhe psikologjik, cdokush nga ne né baze se eksperiences personale, autoerotizmit, lidhjes sentimentale me partner/ e, edukates familjare gjate femijerise dhe adoleshences krijon nje mendim specifik per virgjerine, duke e filluar ashtu sic ju keni shkruar me prekjet (autoerotizmin) qe nga femijeria e hershme. Ne fazat evolutive te jetes “ humbja e virgjerise” eshte e lidhur me aspektin e hyrjes ne fazes e seksualitetit me nje partner (erotizmi I drejtuar tek nje person tjeter) , pra mardhenia seksuale me penetracion shenon humbjen e fazes femijerore, prandaj mesatarisht mosha kur adoleshentet kryejne mardhenie esht 16-17 vjecare, por ne disa raste edhe me heret rreth 14-15 dhe ne disa te tjera mbi 18 vjecare, kjo eshte nje perjetim teper personal dhe nuk ekziston nje mosh fikse per cdokend. Cdo individ qofte mashkull apo femer kur perjeton nje raport seksual nuk konsiderohet me I virgjer ose e virgjer. Do doja qe ti dhe cdokush qe gjindet ne situate te ngjashme me tenden te reflektoje per keto raste qe cdokujt nga ne mund ti ndidhin:
– nese une lind pa himen me nje cipe te pa formuar pra jo ekzistuese;
– nese nje adoleshente vendos tamponin menstrual dhe demton himenin,
– nese nje vajze duke eksploruar trupin e saj esht kurioze te dije sesi esht e formuar vagina e saj dhe duke vendosur gishtin ne hyrje prek dhe demton cipen,
– nese nje vajze ne prepubertet ka nje himen buzor ose anesor (ku esht shum e thjesht te thyhet) dhe gjat nje xhiro me biciklet bie dhe vritet ne organet gjenitale, po nese nje femije bie nga shkallet dhe demtohet ne organet gjenitale dhe çvirgjerohet ne ate moment,
Keto femra jane apo jo te virgjera? Keto vajza kur te perballen me trupin e nje mashkulli per here te pare si duhet te ndjehen, jane apo jo te virgjera?
Zakonisht gjinekologet kane nje procedur shum delikate persa I perket vizitave me femra qe nuk kane kryer mardhenie, nuk eshte e thjeshte te vertetosh teresine e himenit, por ashtu si po mundohem te pershkruaj ne kete pergjigje te gjate virgjeria nuk eshte baraz me prezencen apo mos prezencen e himenit, nuk esht garanci per nje martese te lumtur apo per proven e nje personaliteti te shendoshe, virgjeria eshte shume me shume se kaq, eshte dicka qe i perket ndjesise personale te individit.
Ne te kundert cvirgjerimi duhet te jete nje zgjedhje e lire dhe personale, bazuar ne motivimin per te perjetuar nje mardhenie seksuale te deshiruar. Nderkoh qe kalojme kohen duke menduar dhe rimenduar per virgjerine ne aspektet negative i largohemi shume perjetimit te nje seksualiteti te shendetshem. Seksualiteti esht nje aspekt i pashmangshem i shendetit psiko- fizik te individit, nese seksi me nje partner/e dhuron kenaqesi, afermitet dhe siguri personi ndjehet mire, nese seksi krijon ankth, stres apo percarje emocionale personi perjeton rutinen e tij ne menyre jo te shendeteshme. Vendimi i perjetimit te seksualitetit vetem nepermjet autoerotizmit eshte nje zgjedhje personale, qe ndonjehere sjell perjetime negative dhe ankth, ndonjehere tjeter kur perdoret ne menyre te vazhdueshme nuk lejon ti perballemi njohjes emocionale me persona te tjere. Virgjeria nese perjetohet si dicka per ta hequr qafe, si garanci ndershmerie apo si dhurat martesore, do percjelle gjithmone emocione te percara ne eksperiencen e personit. Nese perjetohet si nje moment i lire dhe i zgjedhur si nje hapesire shprehjesh emocionale, perputhje trupash dhe deshirash, dhuron unicitetin qe hera e pare fal ne kujtesen e cdokujt. Nese vetbesimi i nje femre lidhet me cipen e kanalit vaginal, rrezikon qe vlersimi qe femra ka krijuar mbi veten te jete gjithmone ne syte, duart, mendjen e dikujt tjeter dhe jo si rezultat i vendimeve personale. Nese ideja e krisjes se cipes krijon ankth, frike dhe mendime te vazhdueshme te femra jemi perballe nje situate qe ka nevoje te shprehet ne prezencen e nje eksperti per ta menaxhuar, perpara se situata e mos trajtuar te kete zhvillime negative ne mirqenien psikologjike te individit. Frika e ka nje rrenje, dhe nese ajo i ka rrenjet te seksi, seksi esht pjese e seksualitetit i cili perbehet nga trupi, mendja dhe ambienti, pra nderkoh qe pergjigja e trupit (gjinekologes) nuk mjaftoi per te ulur nivelin e anthit, ka ardhur momenti te kujdesesh per shqetesimet ne mendime qe kjo situat shkakton.
Te uroj gjithe te mirat,
Besarta Taci
Pershendetje une jam nje vajze e virgjer por edhe ca dite edhe martohem . Jam e gjere ne trup . E dobet . Duke pas parasysh fizikun tim . A mund te kem shume dhimbje .. a jane dhimbje te forta ashtu siç njerezit thojne apo ka te beje menyra se si sillet partneri me ne ? Kam shume frike te prish virgjerine . Me ndimoni
Me falni doja te pys diqka , une kur kam qen e vogel para se te me vin mestracionet kam kryer mardhenie dhe nuk e di se si ka ndodh kjo gje kam qe e vogel dhe skam dit se qjan ato sende , mirpo tani qe di se femra duhet te jet e virgjer une nuk e di ne qoftese jam e virgjer apo jo .. Mbas kryerjes se mardhenies mbas 1 viti mund te them me kan ardhur menstracionet per here te 1 , ateher nuk e di a jam e vigjer apo jo .. Te lutem me tregoni se si mendoni ju
Pershendetje Alessia,
Fillimisht faleminderit qe ndave shqetesimin tend me ne, mirepo te lutem qe pyetjen ta besh ne opsionin “Pyet Ekspertin” dhe jo ne komente sepse vetem ne ate menyre ekspertet tane do te mund te pergjigjen.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem
pershendetje!jam nje vajze 17 vjecare dhe do doja qe nje nga gjinekologet tme ndihmonte rreth ceshtjes se virgjerise duke folur privatisht me te ne ndonje rrjet social pasi e kam te pamundur te tregoj gjithcka ketu.me duhet te kuptoj nese jam e virgjer.
Pershendetje , jam nje vajze 23 vjec para nje jave pata nje kontakt seksual ku vetem hyri nje here oragani gjenital pata gjakderdhje , desha te ju pyes a kam mundesi qe nese nuk kryej mardhenie nje kohe te gjate himeni te rindertohet prape?
Ju faleminderit