Këshilla/Blog

27.11.2016

Zakonisht kur kryej mardhenie seksuale ose kur shoh dicka eksitohem shum shpejt.A esht kuy nje problem i rende dhe si mund ta rregulloj kete problem timin?
Faleminderit

  1. MSc. Besarta Taçi says:

    Pershendetje,

    Nuk keni shkruar as moshen e as gjinine tuaj keshtu qe me duhet t’ju pergjigjem nepermjet hipotezave.
    Nese ju jeni ne eksperiencat e para seksuale ose ne nje moshe te re eksitimi qe verehet me ereksionin tek mashkulli dhe me ndjesine e sekrecioneve vaginale (zgjatja dhe pergatitja e vagines ashtu si dhe lagia) tek femra, kur jeni perballe personit qe ju pelqen, eshte nje fenomen natyral sintome e nje seksualiteti te shendoshe. Kohezgjatja e pergjigjes seksuale (ereksioni dhe lagia) nga nje stimul: prekje, puthje, ledhatime, imazhe, ndryshojne gjate moshes dhe ne baze te eksperiences. Eksitimi eshte nje pergjigje e stimujve teper personale, dhe askush s’mund te vendos menyren optimale kur nje person duhet te eksitohet dhe brenda cilit afat kohor. Nese eksitimi i menjehershem ju ben te ndjeheni jo te qete dhe ne siklet ndodh ndoshta sepse deshironi ta mbani veten nen kontroll, por nuk do ta quaja aspak nje “problem te rende” por nje ndjeshmeri seksuale.

    Ju uroj gjtihe te mirat!
    Besarta Taci

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.