27.11.2016
pershendetje! kam pothuaj tre vite qe ndjej nje dashuri platonike per nje djale qe e kam njohur shume pak. dhe ato gjera qe kam njohur kane qene mjaft pozitive dhe nuk edi pse kam bindjen qe A eshte vetem pozitiv. dhe do e pranoja dhe anen e dobet te A. jam ndjere mire ne pranine e atij dhe pse nuk ishim te afert.tani skam asnj lloj kontakti me te dua ta harroj, por nuk mundem.me ka merzitur shume kjo gjendje…sdi cte bej, nuk me pelqen tnjoh te tjere…cfare mund te bej? ka ndonje menyre qe une ta harroj kte? arsyeja qe ju kam shkruar eshte se dua qe nje nga ekspertet e faqes te me ndihmoj ta harroj se me duket e tepruar kjo dhe po me pengon te nis dicka dike tjeter sepse pres kte.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderojme qe na ke shkruar.
Te lutem na percakto moshen tuaj, se i sherben ekspertit per t’ju kthyer pergjigje sa me sakte.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk Je Vetem
jam 24
Përshëndetje e dashur,
Te përgëzoj qe ke shkruar mbi këtë çështje qe ke pasi shpesh ndjenja te tilla personat ia mohojnë vetes. Ndjenjat për miqtë ekzistojnë, dhe mesa kuptoj ky person është dikush qe ti e ke njohur prej disa vitesh dhe ndjenjat e tua i përshkruan si “Dashuri Platonike”.
Ti je duke kërkuar ndihme për te harruar këtë person për te cilin ke ndjere diçka. Por me lejo te them se të shtypesh ndjenjat qe ke, ndihmon me pak se te përpiqesh ti kuptosh ato.
A mendon ti se një njeri mund te harroj një ngjarje ne jetën e tij?
Unë mund te them se fundi i një marrëdhënie nuk do te thotë se e fshin ekzistencen e kësaj marrëdhënieje. Ne rastin tënd kjo marrëdhënie ka qene e dyanshme pasi me thua se ne praninë e tij je ndjere mire, por ndenja e pëlqimit ka qene vetëm e jotja e mesa kuptoj ti nuk ia ke shprehur asnjëherë. A jam e saktë për këtë?
Jam duke te shprehur se ti nuk mund te harrosh qe ke pasur një marrëdhënie dhe se je ndjere ne këtë mënyrë, por ajo çka mund te besh është te mësosh veten, ta trajtosh me respekt këtë marrëdhënie dhe ndjenjat e tua për te. Ti mund te mësosh nga përjetimi yt dhe te pranosh qe pavarësisht se kush e përfundon një marrëdhënie ajo ka ekzistuar. Fundet janë normale po aq sa fillimet, dhe fakti qe një marrëdhënie përfundon, nuk e bën atë jo te mirë. Pavarësisht se ajo marrëdhënie ka përfunduar ajo mbart përsëri kohen dhe gjithë përjetimet e bukura qe ti ke pasur. Përpjekja për te harruar nuk mendoj se do te ndihmoj, përpjekja për te trajtuar me respekt emocionet qe ke përjetuar po mund te ndihmojë. Emocionet e pëlqimit dhe dashurisë mund ti përjetosh serish, dhe pse jo këto emocione të të kthehen, asnjë nuk e di se çfarë sjell e ardhmja.
Te ftoj te me shkruash serish,
Sabjola
Jam nje vajze 17 vjecare dhe po perjetoj nje dashuri platonike. Djali qe une pelqej eshte nje djale shume i bukur joshes dhe plote me tattoo. Syte e tij jane jeshil dhe fytyren e ka shume te embel. Sa here e shoh ndjej flutura ne bark dhe kembet me keputen. Kam 1 vite qe nuk kam mundur t ia shpreh. Mund te me ndihmosh se cfare duhet te bej??