Këshilla/Blog

12.12.2016

Pershendetje,jam nje vajze 14 vjece.Une kam rreth 1 e gjysem qe jam e stesuar.Jam ne stres per cdo gje.Duke filluar qe nga mendimi i te tjerve deri ne gjene me thjeshte.Kam frike kur bej nje veprim se mendoj se prinderit do me flasin(gje qe nuk ndodh).Kam frike kur jam ne oren e mesimit edhe pse kam mesuar.Nuk i shpreh asnjehere mendimet e mia edhe pse dua ti them.Kur bej ndonje gabim edhe pse jo i rendesishem dua te qaj gje qe e bej vetem pa folur me njeri.Preferoj te rri vetem ne dhome sesa te rri ne te tjeret .Kam nje gjendje te keqe emocionale dhe himori im ndryshon shpesh edhe pse perpara njerzve dal si nje vajze e e qeshur.Te rinjve te moshes sime i pelqejne te dalin ndersa un kam nje frike qe me shoqeron.Nuk e di pse me ndodh.I vetmi njeri qe me ndihmon sado pak edhe pse eshte e cuditshme eshte vellai im.Ai ma ngrinte humorin por ai tani eshte ne shkolle te larte dhe un nuk me njeri qe te mbeshtem.Nuk di cfare te bej ju lutem me ndihmoni.Faleminderit

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje e dashur! Sa mire qe na ke shkruar, sepse keshtu ti gjen nje menyre per te shprehur brengen tende. Mosha jote tregon shume, edhe pse adoleshenca eshte e ndryshme cdo njeri, ajo serish eshte nje periudhe qe karakterizohet nga disa ndjenja e pershtjellime emocionale. Kalimi nga nje faze si femijeria ne nje faze jete si adoleshenca, eshte e zakonshme te shoqerohet me ndjenja pasigurie per cfare te pret, me stres per te arritur gjerat qe do dhe ne menyren tende, apo ndjenja te tjera jo shume te kendshme.
    Ama, nga ana tjeter eshte nje faze me bukuri, me pasione, me energji plot dhe keto duhen shijuar.
    Shikoj qe ti je fokusuar ne stresin qe ndjen per pothuajse per cdo gje. Pse pikerisht nje vit e gjysem me para? A ka ndonje gje te vecante qe
    lidhet me fillimin e ketij stresi apo ankthi? Cilat jane pritshmerite e tua per jeten tende? Po pritshmerite e te tjereve per ty? Shpesh here si pritshmerite per veten ashtu dhe te te tjereve per ty, kur jane shume
    te larta apo te papershtatshme per ty si individ, mund te shkaktojne ankth e stres sepse per ti arritur eshte nje malore pa fund. Me fol pak me shume per mendimet e tua kur ti ndjehesh e stresuar. Mendimet, ndjenjat dhe veprimet jane te lidhura me njera tjetren.
    Mendo me pozitivisht per veten. Ne pritje te letres tende te radhes, te uroj Gezuar Vitin e Ri. Qofte me i qete per ankthin tend dhe me energji pozitive ?

  2. Anonymous says:

    Pershendetje. Dua tju falenderoj qe me kthet pergjigje per problemin tim. Prinderit me thone shpresh qe tani je rritur dhe duhet ti mendosh gjerat me mir. Gjerat qe un perpara i beja ndoshta edhe gabim ata me flisnin me qetesi. Ndersa tani gjerat me duken ndryshe. Cdo gje qe bej me duket gabim dhe me dujet sikur mamaja do me flasin. Ndronjehere them se memdoj gabim por prap e kam ate mendimin se po bej gabim. Nuk e di por qe kur kam qene e vogel preferoja te rrija vetem vecmas nga te tjeret. Sa here dua ti them dicka prinderve e mendoj 100 here pastaj e them. Nuk jam e lirshme ne asgje. Shume here i marr gjerat me te qeshur duke mbajtur me vetvete nje shqetesim . Shqetesohem shume per mendimin e te tjreve. I them vetes se te theret te mendoj cte duan por prap e kam nje shqetesim. Shperqendrohem ne ore te mesimit dhe mendoj per gjera te tjera. Keto jane mendimet qe me shoqerojne gjate gjithe kohes.
    Faleminderit!

  3. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Me vjen mire qe po lexoj serish nga ti! Ne letren e meparshme te permenda diçka ne lidhje me pritshmerite e tua dhe te te tjereve ndaj teje. Nga letra qe na shkruan tani, kuptoj qe pritshmerite e prinderve te tu jane, qe ti te jesh e rriutr tashme, te mendosh si e tille e per pasoje dhe te sillesh si e tille. Ne vijim, edhe ti ke pritshmeri per veten qe te sillesh si e rritur, por pa qene e tille. Ti je me e rritur se nje vit me pare, por je akoma ne fazen mes femijerise dhe te qenit i rritur. Ne pergatitemi per nje kohe te gjate, qe kur lindim, per te qene te rritur , ama edhe kur arrijme moshen qe mund te konsiderohemi adulte, ne nuk rreshtim se rrituri psikologjikisht, emocionalisht. Ajo cfare do te mund te te sugjeroja eshte qe te flasesh me prinderit per menyren se si ndihesh dhe mendimet e tua. Ata nuk mund te dine rreth teje nese ti nuk flet dhe ua tregon. Komunikimi eshte çelesi per te bashkuar njerezit e per te mbushur hapesirat qe mund te krijohen rreth tyre. Ajo qe te pret ty dhe te gjithe ne ne fazat e tjera te jetes, eshte e panjohur dhe si e tille ka ankthin dhe pasigurine qe e shoqeron, por menyra se si e menaxhojme dhe e shfrytezojme kete ankth, ben dallimin mes shtyses dhe pengeses. Bej qe anlkthi te jete i shendetshem dhe shtyse per ty. Kjo nuk do te thote qe do besh gjithcka vete, por ti mund te besh pjesen tende, te kerkosh ndihme kur te kesh nevoje dhe te pranosh qe te tjeret te bejne pjesen e tyre. Uroj te te kem dhene pjesen time te ndihmes. Nese ke deshire apo nevoje, mos hezito te na shkruash serish. Te uroj me te mirat! Me respekt, Ardita!

  4. Dita dita says:

    Ju lutem me jepin nje kshill jam ne hall te madh qe nega shtatori vitit kalume jam ne gjendje ankthir stresi kam dhimbje Koke marremendje kam pirje kokes trupit kam frik per gjdo gje qe ndegjoj per ndonje sumundje meneoj qe edhe une jam nat gjendje jam e lodhun shumm gjumi nuk e zen gjeth naten jea ne frik ju kisha lut Mem ndimu

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV