Këshilla/Blog

17.12.2016

Pershendetje. Une kam probleme me vetebesimin. Jam teper e turpshme ne publik. Jam edhe tip qe skuqem shpejt dhe kjo shpesh me pengon te them ate qe mendoj apo edhe te distancohem nga njerezit. Dua te ndjej vetebesim ,mos te kem turp ,te ndjehem njesoj me te tjeret . Perpiqrm shume te punoj me veten time lidhur me kete problem por nuk ia dal dot. Nuk di si mund ta kaloj kete situate sepse keshtu nuk po mundem te bej perpara.
Faleminderit.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Hapin e pare drejt ndihmes per veten po e ben duke shkruar ketu. Ndodh tek shume njerez qe jane te turpshem qe te pengohen per te realizuar performanca ne publik. Ti i ben nje lidhje mes vetvleresimit tend te ulet dhe pamundesise per te performuar ne publik. Si mendon se lidhen? Eshte e vertete qe nje njeri qe ka vetvleresim te ulet mund ta kete me te veshtire qe te flase ne publik, por kjo nuk eshte determinuese. Cilat jane mendimet e tua ne momentet qe te duhet te dalesh ne publik? Ti thua qe ke punuar me veten ne kete drejtim. Ne cfare menyre? A te ndodh te pengohesh te realizosh gjera te tjera per shkak te asaj qe mendon per veten?
    Ne shume raste njerez te ndryshem nuk njehen mire per te realizuar dicka, por e menaxhojne ate qe ndjejne dhe nuk e shmangin ate qe kane per te realizuar. Kjo ka rendesi, sepse jo cdo gje eshte ne pershtatje me pritshmerite tona.
    Eshte shume e thjeshte qe une te te them qe te kesh nje vleresim me real per aftesite e tua, pasi kjo nuk do ta rriste vetvleresimin tend. Ajo cfare ti i thua vetes kane me shume ndikim, pasi jane mendimet qe te shkaktojne emocionet dhe sjelljet e te treja te lidhur ne nje cikel. Trajtoje veten me me shume dashuri e besim. Kujt mund ti besojme me shume se vetes qe e njohim me se miri?
    Ne pritje te letres te radhes me
    pergjigjet e pyetjeve te ngritura, une te uroj me te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV