21.12.2016
Pershendetje,kam problem me koncentrim ne mesime dhe kam deshire qe ti mesoj gjerat dhe ti mbaj ne mend e jo permendesh…qka dhe si me sugjeroni ta bej kete sepse ate qe mesoj e harroj shume shpejt posa dal te pyetem per not apo test…Ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Persendetje,
Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit perkates.
Nderkohe qe pret pergjigjen, te sygjerojme te shikosh videon e meposhte te Psikologut Valdet Plakolli i cili flet mbi perqendrimin ne mesim.
https://www.youtube.com/watch?v=mOqctlXhi7o
Përshëndetje,ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm”. Kuptoj se jeni e shqetesuar nga mungesa e perqendrimit, pasi ju pengon per te mesuar Per te lehtesuar disi gjendjen provo te mesosh me intervale te shkurtra, dhe mos mbaj prane vetes objekte te cilat te terheqin venendjen (si telefoni, kompjuteri apo TV). Perpiquni te studioni duke ndertuar skema, apo duke nxjerre ceshtjet kryesor, jo thjeshte te mesoni permendesh. Nese deshiron qe te diskutojme me shume mbi kete ceshtje te ftoj te na shkruash perseri. Gjithe te mirat