05.01.2017
psh, kam nje shqetesim , them se mund ta perkufizoj si madhor
kam humbje te deshires seksuale, libidos
jam nje grua 36 vjece me 3 vajza, dhe kj esht hera e par qe me ka ndodh.
une e dua shum burrin tim, po se di pse nuk jam e gatshme, nuk mundem , dhe nuk ndjej per te kryer maredhenie, theksoj se dua vetem bashkeshortin tim.
u ben tashme 6 muaj , dhe mund t kemi kryer maredhenie vetem 1- 2 her n muaj
ju lutem m thoni dicka, nuk vazhdoj dot me me kete gjendje, faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje
Deshira seksuale, element i domosdoshem i seksualitetit, esht faza me e lekundur, sepse varet nga shum aspekte mbi te gjitha nga humori jone. Keni shkruar qe kjo situat ka filluar qe para 6 muajve, keni perjetuar nje situat jo te zakoneshme ose ka ndodhur dicka me rendesi per ju para 6 muajve? Si ishte seksualiteti me partnerin para kesaj kohe? Kur ka lindur vajza e trete? Ju parashtroj keto pyetje sepse ashtu si ju shkruajta perpara deshira seksuale esht faza perpara eksitimit dhe orgazmit, fal deshires ushqehen fantazite erotike dhe imagjinata e cila ndihmon edhe raportin me partnerin, niveli i terheqjes dhe deshires lekundet nga shum aspekte qoft biologjike (hormone, cikli mestrual apo nje situate e gjate stresi) por edhe nga aspekte me te thella psikike (te cilat mund te kuptohen gjat nje psikoterapie). Gjithsesi un keshilloj ne keto raste te beni nje vizite gjinekologjike dhe te kerkoni analizat hormonale, vetem pasi keni mare pergjigjen e tyre dhe keni vertetuar cila esht çeshtja mund te kontaktoni ekspertin perkates, gjinekologun nese nivelet e hormoneve qe prezantoni jan te çrregullta ose psikoseksuologun nese keni hormone te rregullta, dhe situata i perket aspekteve me humorale dhe psikike.
Besarta Taci