Këshilla/Blog

16.01.2017

Pershendetje ! Jam nje vajze qe jam rritur jashte shtetit…Me saktesisht ne Greqi.Jam perballur me shume probleme te ndryshme .Por me kryesori eshte qe nuk ze dot pune shpejt.Nuk e di si mund ta shpreh….nuk me ecen shume me punet.Kam mbaruar per hoteleri ne Greqi.Nuk e ushtrova shume profesionin aty.Nuk e di pse nuk me marrin ne pune ,car shikojne ne mua te keqe nuk e kuptoj.Nuk jam as e shemtuar as shume e bukur.Nje njeri normale jam.Ne Greqi thoja ndoshta sepse me kuptojne qe jam e huaj dhe zduan…por ka pasur dhe shqiptare qe kane punuar dhe neper punra te mira qe as greket si kapnin dot.Ceshtje fati,ceshtje miqesh,apo ceshtje zotesie ?Nuk e di.Mua me pelqen puna gjithmone e kam kerkuar.Dhe here pas here gjeja.Por ishin gjithmone pune jo te qendrushme,sezonale apo jo te denja per mua.Nuk me ka ndodhur vetem ne Greqi kjo gje.Me ka ndodhur dhe gjera te cuditshme me pronaret e punrave ku jam paraqitur per here te pare per te folur me ata.Sa kam hyre me kane pare me inat dhe mllef dhe me kane thene ..cdo ti ketu ?Jam ndieher aq keq dhe aq e fyer sa kam dashur te vras veten.Cjane keto gjera absurde?Me ndodhin vetem mua apo ka dhe te tjera raste si mua ?Me ndihmoni te kuptoj psene ?Ju lutem!

  1. MA. Eni Tabaku says:

    Pershendetje dhe Faleminderit qe na ke shkruar.

    Lexova disa here cfare ju keni shkruar dhe uroj te kem kuptuar drejt shqetesimin tend.

    Eshte fakt qe kultura /mjedisi ku rritemi eshte nje faktor qe ndikon jo pak ne jeten e te gjitheve. Eshte sfide te rritesh ne nje ambjent te ndryshem nga ai i gjenezes, familjes dhe ti ja ke dale me sukses. Ky eshte suksesi juaj i pare, i ndjekur nga sukses te tjera si shkollimi per hoteleri turizem (pofesion me potencial te madh per te ardhmen) apo dhe punet sezonale.

    Ajo qe une kuptoj nga letra juaj eshte nje frike e brendshme, nje pasiguri e juaja e cila reflektohet sapo ju jepet nje mundesi punesimi, me shume se nje paragjykim i punedhenesve te meparshem. Dhe ketu do doja qe ju te fokusoheshit me shume. Ju keni nje formim tashme dhe eksperienca te vlefshme te cilat ju ndihmojne. Mos lejoni te demoralizoheni!

    Keni shprehur me shume se nje here qe situata eshte e perseritur por a keni provuar nje here te pyesni punedhenesin se cfare nuk shkon ne aplikimin tuaj? Pse ai reagim i cili ju ben te ndiheni keq? Cfare do ishte e pranueshme apo e pershtatshme ne nje aplikim te dyte. Mos ndoshta kjo menyre reagimi ka qene nje sfide per tu perballuar si pjese e punes? Etj.. Kjo do ju ndihmonte te kuptonit me drejt cfare po ndodh dhe te merni masat per te ardhmen.

    Eshte e vertete qe pas perfundimit te studimeve eshte e veshtire ta gjesh veten ne nje pune te denje (konform pritshmerive qe kemi krijuar) por kjo nuk do te thote te dorezohemi. Vazhdoni me deshiren per pune dhe kerkimin per alternativen me te mire. Ju e meritoni!

    Provoni te keni nje qendrim me pozitiv, qofte dhe per ekpsperienca sezonale dhe mos nguroni te kerkoni te drejten tuaj per tu informuar se pse keto qendrime nga ana e punedhenesve.

    Do deshiroja tju keshilloja dhe me specifikisht dhe tju ftoja te me pershkruani me konkretisht keto eksperienca.

    Ji pozitive!

    Te uroj sukses!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV