Këshilla/Blog

24.01.2017

Une jam nje vajze 20 vjece dhe kam probleme me mbajtjen e gojes. E kam pasur kete problem qe kur kam qene e vogel dhe vazhdon ende. Me te veshtire e kam kur isha ne shkolle, ose kur jam ne kontakt me njerez te rinj, flas ne publik ose komunikoj ne gjuhe te huaja. Jam nje njeri shume i ndjeshem emocionalisht dhe ndoshta kjo ka ndikuar. Cfare me sugjeroni per te larguar kete ndjesi??
Ju faleminderit

  1. MSc. Enkeleda Sako says:

    Pershendetje e dashur!

    Ne lidhje me shqetesimin tend po te sugjeroj disa teknika per te reduktuar mbajtjen e gojes:

    – Fol sa me ngadale dhe merr kohen tende per te thene ate qe deshiron te thuash. Eshte shume e rendesishme te flisni ngadale dhe jo shpejt sepse ne kete menyre redukton mbajtjen e gojes.
    – Mos u paniko dhe perpiqu te rrish e qete ne situatat me te cilat perballesh qofshin keto edhe situata te reja. Ki besim dhe ruaj vetekontrrollin.
    – Praktiko shpesh frymemarrjen e thelle ne rastet kur te kap paniku apo je e nervozuar sepse te relakson.
    – Lexo tekste. Zgjidh nje tekst dhe lexoje ate shpejt, nuk ka rendesi ne gabimet qe do beni, mjafton te lexosh shpejt. Perserite kete ushtrim cdo dite per gati tre muaj pasi ndihmon shume ne relaksin e tensionit muskular.
    – Mos harro gjeja me e rendesishme eshte qe ti te kesh besim ne vetvete dhe ti thuash vetes tende qe do ja dalesh. Perpiqu qe ne cdo situate te re qe mund te kesh me njerez te rinj te jesh sa me e lirshme dhe spontane pa menduar qe do te te mbahet goja.
    – Nje ushtrim tjeter qe te ndihmon eshte edhe te kenduarit. Mund ta praktikosh nese ke deshire. Te kenduarit ndihmon ne kontrrollin e frymemarrjes dhe relaksimin e muskujeve.

    Te uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV