Këshilla/Blog

30.01.2017

Jam dashuruar me nje djale rreth 3 vjet me te madh se une i cili ka qene i martuar dhe ka nje vajze te vogel por qe e ka ne kujdesi ish gruaja. kemi 1 vit e gjysem bashke por papritur ne momentin kur ne do fejoheshim e po kerkonim nje shtepi per te filluar nje jete te re, ai u shkeput pa asnje arsye. un e di qe ai ka vuajtur shume dhe i kam ndenjur gjithmone prane, por kjo sjellje e tij eshte e pa arsyeshme pasi ne duhemi ekstremisht shum dhe ai ka bere cdo gje per mua cdo sakrifice e din te gjithe. un se perballoj dot ndarjen keshtu pa arsye dhe jam shume keq. nuk di cfare te bej? me jepni nje keshille ju lutem.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Se pari te kerkoj ndjese per kete pergjigje te vonuar. Besoj se duhet te jesh duke kaluar nje situate te veshtire nga sa na shkruan. Ke te drejte per nje shpjegim per nderprerjen e lidhjes. A ke tentuar te komunikosh me te? Me trego pak me teper te lutem. Prishja e nje marredhenie eshte gjithmone e veshtire, pasi ndryshojne shume gjera, ndjenjat jane te miksuara, por e rendesishme eshte qe me kalimin e kohes te mos mbeten pendesa. Ne shume raste eshte e vertete shprehja qe “koha sheron”. Cfare zgjidhje do ti propozoje vetes ne kete situate?
    Deri ne letren e radhes, te uroj gjithe te mirat.
    Me respekt,
    Ardita Korriku

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV