01.02.2017
Pershendetje per ju te nderuar.
Kam nje shqetsim apo ves Qe me eshte ngulitur në kokë, kam dyshuar mbi virgjerine time dhe per te hequr ket dyshim bera vizit te nje gjinekolog Qe me verifikoj dhe me tha Së jam e virgjer dhe skam nevoj per tu shqetsuar per ket qeshtje, gjat kontrolles Une Isha me mestracione . Por per Qudi mua nuk mu largua aspak Ai dyshim Apo ves Qe mu ka ngulitur në kokë vetem mu shtua dhe me shumë Së mos ma lendoj himenin gjinekologu. Pse Pom ndodh kjo cfar kam Une ?
A mund te ndodh Qe vet gjinekologu te ta demtoj himenin? A eshte problemi Im psikologjik Apo cfare Ju Lus tme udhzoni cfar te bejë??????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur,
Po e kuptoj qe ky shqetësim te mundon dhe te shkakton emocione te padëshiruara.
Unë do te doja qe bashke te flasim me shume mbi mënyrën se si ti mendon për veten, duke lenë pak mënjanë atë se çfarë te ka thëne gjinekologu.
A mund te me tregosh pak me shume mbi veten? Sa vjeç je? Si është normaliteti I jetës tende? Me ke jeton, si është familja jote? Gjithashtu do te doja te me shkruash diçka me shume mbi informacionin qe ke ti mbi virgjërinë dhe mendimet e tua mbi te.
Dëgjohemi serish,
Sabjola