02.02.2017
Pershendetje, une jam une tip shume i mbyllur, nuk kam shoqe dhe nuk ja lejoj vetes qe te krijoj miqesi te ngushta si gjithe vajzat e tjera. Nuk kam besim ti tregoj ndonje shoqeje problemet e mia. Edhe nese do doja tani se bej dot me. Me eshte ngulitur ne koke qe te mos flas me askend per problemet qe mund te kem. Ne gjimnaz dhe gjate adoleshences u transformova ne nje tip shume te mbyllur, isha shume e palumtur, i urreja dhe “shoqet” e mia,me dukej sikur ato talleshin me mua, nuk me kuptonin. As me nenen time nuk flas dot lirshem, kur isha me e vogel nuk i tregoja dot sepse ajo shqetesohej shume edhe per gjera fare te vogla, pastaj thjesht sme dukej normale te flisja me te per problemet e mia. Gjithmone kur behesha gati ti tregoja dicka trembesha dhe emocionohesha shume dhe nuk i tregoja asgje. Njehere mora mundimin ti tregoja per nje dyshim qe kisha mbi shendetin tim dhe asaj ju duk si dicka e pabesueshme ajo qe i thashe. Dhe se hapi me kurre ate teme. U pendova shume qe i tregova. Ajo me harroi. Tani jam e fejuar qe prej 1 viti e gjysem,jetoj me te fejuarin. Kohet e fundit zihemi shume shpesh dhe diskutimet lindin dhe per gjera fare te vogla. Une jam tip shume i ndjeshem dhe merzitem shume kur ai me thote ndonje gje me shaka. Me duket sikur thelle thelle e mendon vertet ate qe po e thote me shaka. Une e shikoj qe ai me do por ne disa gjera me duket sikur ai sme vlereson, sikur mendimet e mia jane pavlere. Kur njoha ate une mendova se po ndryshoja serish , mendova se do jem me e gjalle , jo me e mbyllur, mendoja se do mund te diskutoja gjithcka me te, por nuk ndjehem e sigurt as te flas me te. Me duket sikur dhe ai do tallet me mua,sikur se kam mbeshtetjen e tij. Dhe keto kohe merzitem shume, edhe pa shkak dhe filloj te qaj. I mbaj te gjitha brenda vetes dhe me duket shume absurde ti tregoj dikujt per pasigurite e mia. Dhe e di qe ne shumicen e rasteve eshte humori im i keq qe con ne zenka. Nese do kisha perballe nje psikolog ndoshta sdo flisja dot, por te shkruarit dhe anonimiteti e bejne kete me te lehte.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderojme qe na ke shkruar dhe per durimin.
Ju kerkojme ndjese per vonesen qe ka ndodhur per shkak ngarkese te eksperteve.
Ne pritje te pergjigjes se ekspertit te ftojme te shohesh pergjigjet e tjera, si edhe disa ligjerata ne kanalin tone ne Youtube qe mund te te ndihmojne:
https://www.youtube.com/channel/UCCb7rvyC8p37y-ET9THYFig/videos?shelf_id=0&view=0&sort=dd
Mbetemi ne kontakt,
Stafi i Nuk Je Vetem