02.02.2017
Qe 1 muj a e gjys spe njoh as veten jeta me duket si anderr asniher skam qen keshtu po me duket mu ka shfaq depersobalizimi a sherohet kjo smundje se po di zgjidhje tjeter qa me ba
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderojme qe na ke shkruar.
Ne pritje te pergjigjes se ekspertit te ftojme te shohesh pergjigjet e tjera, si edhe disa ligjerata ne kanalin tone ne Youtube qe mund te te ndihmojne:
https://www.youtube.com/channel/UCCb7rvyC8p37y-ET9THYFig/videos?shelf_id=0&view=0&sort=dd
Mbetemi ne kontakt,
Stafi i Nuk Je Vetem
Pershendetje,
Faleminderit qe ke zgjedh ueb faqen tone per te kerkuar keshille per pyetjen tende. Une lexova me kujdes pyetjen tende dhe do te mundohem te jap ca keshilla dhe sugjerime me shprese qe te ndihmojme.
Duke lexuar pyetjen kam pershtypjen se po kalon nje kohe me shqetsime dhe kjo me siguri nuk eshte lehte per ty tani. Ne te njejten kohe mendoje qe nuk ke pse te brengosesh pasi qe ka shume njerez kalojne periudha te tilla dhe zakonisht zhduken shpejt dhe cdo gje rregullohet. Por ne menyre qe te jap nje pergjigje nje pergjigje me gjate do doja te di me shume rreth asaj si kur ke filluar te ndiehesh ne kete menyre (si ander) dhe a ka pas ndonje ngjarje te caktuar qe nga kjo filluar tek ti. Po ashtu do te me intersonte me dite me shume rreth asaj se qfare ke degjuar rreth depersonalizimit.
Ne pergjithesi mund te them se zakonisht simptomat si depersonalizimit jane shume te rralla sidomos per moshen tende por qe edhe ngjajne me situata dhe ndjenja te cilat se cili nga ne perjeton here pas here por qe nuk kane te bejne me depersonalizimin. Gjithashtu eshte mjaft perhapur qe duke lexuar per semundje te ndryshme mund ta fitojme nje lloje ankthi dhe te besojme ose dyshojme diqka te tille mund te kemi edhe ne po qe ne shumicen rasteve nuk qendron. Pra nuk ke pse te brengosesh dhe qe shume shpejt mund ti tejkalosh keto ndjenja qe eshte natyreshme qe te bejne te perjetosh ankth por qe zakonisht kane shume pak kane gjasa te jene te komplikuara. Mundohu te largosh vemendjen apo edhe ten a shkruash perseri ne menyre qe te analizojme me thelle perjetimit dh eta kuptojme me sakte se per qfare behet fjale.
Edhe nje here te falenderoje per besimin ne ueb faqen tone. Mos hezito ten a shkruash ne jemi dispozicionin tende.
Me Respekt,
Besnik Dragaj, Psikolog Klinik