06.03.2017
jam dashuruar me nj vjaze te cilen ekam kusherir. Prinderit e mi nuk na lejojne qe ne te fejohemi por un nuk jetoj dot pa ate.
Ju lutem me jepni nj keshill
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
E lexova letren tende dhe me vjen mire qe e ndan me ne shqetesimin tend, edhe pse ajo qe kuptoj eshte qe e ke ndare dhe me te tjere kete shqetesim dhe je i pasigurte ne zgjidhjen e tij. Kuptoj qe je ne nje situate ku duhet te zgjeshesh dhe ne te gjitha rastet, mund te kesh humbje. Do doja te dija pak me shume se cfare eshte per ty dashuria? Eshte pak personale se si ne e perceptojme dashurine dhe madje ne mosha te ndryshme edhe brenda nesh ndryshon koncepti i dashurise. Kryesisht ne adoleshence eshte nje ndjenje qe krijohet rreth nje personi te pranishem ose te munguar, duke i veshur asaj/atij te gjitha karakteristikat e dashurise si ndjenje, pavarsisht cilesive te personit vete.
Pse prinderit e tu jane kundra dashurise tende? Cfare humbet dhe cfare fiton ti nga kjo lidhje? Une nuk e di sa te aferm jeni ju nga ana e lidhjes se gjakut, por e kuptoj qe ne nje rast te tille dyshimet dhe shqetesimet mund te jene me te medha se sa ne rastin qe nuk do kishit lidhje gjaku me njeri tjetrin. Presupozojme se vendos qe te kos e vazhdosh kete lidhje, cila eshte gjeja me e keqe qe mendon se do te te ndodhi? Po e njejta pyetje nese ti vendos ta vazhdosh kete lidhje?
Do ta mbyll kete pergjigje duke te pyetur ty; ti cfare do ti sugjeroje nje personi qe te kerkon mendim se cfare te beje kur eshte i dashuruar me kusheriren e tij? N
e pritje te pergiigjeve nga ti, te uroj me te mirat.
Me respekt,
Ardita Korriku,
Psikologe Klinike