Këshilla/Blog

20.03.2017

Përshëndetje quhem Ana doja t’ju pyes a esht normal që burrat të shikojnë video porno më shokët mua më duket e neveritshme ne kemi 6 vite bashk dhe kur ma tha kte gjë u zume Dua mendimin tuaj mos esht gay

  1. MSc. Besarta Taçi says:

    Pershendetje Ana,

    Do doja te informoja mbi sjelljet seksuale mashkullore te cilat jane paksa ndryshe nga ato femerore. Mund te ndodh qe pervec ndeshjeve te futbollit djemte mblidhen edhe per te pare video me permbajtje pornografike, madje gjate adoleshences masturbohen edhe ne grup, kjo nuk mund te paragonohet me nje orientim homoseksual. Keto sjellje perkundrazi jane shume te rralla tek femrat, por edhe femrat gjate adoleshences ne menyre analoge perjetojne sjellje afermiteti (duke fjetur bashk, dush, puthje, perkedhelje) me shoqet, gjithashtu edhe ne kete rast nuk do te thote qe jemi perball nje orientimi homoseksual. Partneri e ka treguar kete sjellje duke ju informuar kjo tregon qe ai ka nje komplicitet dhe afrimitet me ju. Gjithsesi fakti qe kjo teme ju ka bere te debatoni do te thote qe ti kete sjellje e nderlidh me aspektin homoseksual. Do te kerkoja te reflektoje tek marredhenia juaj ne çift dhe kryesisht tek raportet seksuale, perse pikerisht e keni mbyllur me pyetjen:”A eshte gay”? Jeta seksuale e juaja ka pesuar ndrysheme kohet e fundit?!

    Ne pritje te pergjigjes tende, te uroj me te mirat!
    Te falenderoj,
    Besarta Taci

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV