12.04.2017
Prsh jam …
Do tiu lutesha te me ndihmonit dhe te mos me lini vetem…un jam 19 vjece dhe jam e martuar,kam nj femij 2 vjec dhe jetoj e lumtur me tim shoq,edhe pse zihemi per gjera te vogla ne te cilat nk e kam un fajin por ai,prap un i kerkoj falje….nese un flas me nj shok te ngusht qe e kam pasur deri ne femijeri,ateher esht gabim,kurse kur ai flet me ish te dashuren e tij,ky nk esht gabim dhe flasin edhe me kamer me mesenxher dhe un kam frik ti them mos i flase asaj se me merzitet dhe nk me flet per nj jav…
Un kam frik se mos kam nevoj per psikiater dhe jo per psikolog,sepse un e kam tradhtuar tim shoq me 7 veta,me te fundit kam kryer mardhenie mbrem..kam hapur rreth 5 adresa fb me emer fallco qe te flas me keta njerez..kur kam kryer marrdhenie me E.. na gjeti G.. duke kryer marrdhenie dhe G.. me tha qe nese nk kryeja marrdhenie dhe me te do i tregonte tim shoqi,sepse ai kishte koh qe mundohej te gjente numrin tim te telefonit.edhe pse ishte dhe vet i martuar nuk i interesonte,deshironte vetem te ishte me mua..dhe un nga e keqja shkova me G..
E… me tha qe nk kishte asgj te keqe te shkoja me G.. dhe duhej ta bej qe te mos i thoshte gj tim shoqi G…dhe un u detyrova qe te shkoja me te…pastaj kam shkuar me dike tjeter me J…ai me thot qe te pres 5 vjet sa te behet me letra italiane dhe pastaj do zhdukemi,por sigurisht qe un nk e dua ate gje..me T.. dhe me B.. nk kam kryer mardhenie por kam hapur fb dhe flasim aty,gjera qe dhe me tim shoq me vjen turp ti flas..kam kryer marrdhenie dhe me dike tjeter me M.. dhe me duket se e dua..mbrem kryeva marrdhenie me A…se e kisha vene re qe ai me kishte qejf,madje me la fiksim,por dhe ai esht i martuar ka nj femij 4 muajsh…
Un nk dua qe te kryej marrdhenie me asnje pervecse me burrin tim,por nk e ndal dot veten…
Ne pergjthsi jam nje vajze e urte,e sjellshme e respektuar,e zgjuar di 4 gjuhe te huaja,jam e dashur me te gjith,por kam kete te keqe qe tradhtoj tim shoq..dhe nese ai e merr vesh qe e kam tradhtuar vec me njerin nga ata jam e sigurt qe me vret,gje qe un dua tia bej vete vetes…
Nuk jam mire per zotin…kam menduar shum her qe te vras veten,dhe kam menduar qe ta bej ne sy te atyre qe un shkoj,dua qe atyre ti vij gjynah per mua,qe te me duan nk e di as vet cfar dua.jam shum keq per zotin nk duroj dot keshtu..kam menduar disa her te vetvritem por nk kam mundur….
Kam dhe dicka tjeter,un harroj shuum shpejt,nese jam duke folur tani me ty pas disa sekondash un nk e mbaj memd se cfar me the..iu lutem te me ndihmoni.me thoni nese kam nevoj per ndonj terapi a ku di gje un se cfar tjeter,vetem dua qe te ndalem,nk dua qe te jem sikur jam.iu pergjerohem mos me lini vetem dhe me ndihmoni per kete gje.me jepni ndonje keshille.
Me respekt Gena..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Gena,
Nga letra jote mund të kuptohet qartë sa e vetmuar dhe e frikësuar ndihesh në situatën jetësore që po përjeton. Ne fakt, besoj se është një situatë komplekse, në të cilën besoj se do të kesh nevojë për ndihmën e një profesionisti të kualifikuar. Përveç vështirësisë që has për të kontrolluar impulset e tua seksuale, ajo që më shqetëson edhe më shumë është fakti që sjellja jote të vendos në situata abuzimi dhe manipulimi nga persona të tjerë, duke rrezikuar të hysh në vazhdim në marëdhënie abuzive, nga të cilat mund të jetë e vështirë të dalësh.
Nëse do të vendosje të takoheshe rregullisht me një psikologe/psikoterapiste do të të sugjeroja të eksploroje dhe të punoje ne ndjenjën tënde të vetmisë dhe nevojën për vëmendje dhe dashuri. Besoj se këto ndjenja dhe nevoja janë të hershme dhe konstante në jetën tënde dhe mund ti kesh përjetuar që në marrëdhëniet bazë me prindërit dhe familjarët e tu të afërt. Po ashtu, me psikologen mund të eksplorosh ngjarje të veçanta, apo marrëdhënie të hershme të jetës tënde, të cilat mund të kenë ndikuar në sjelljet dhe vulnerabilitetin që ti shfaq sot. Ngjarje apo marrëdhënie të vështira që kemi përjetuar në periudha të caktuara të jetës sonë, munden të lenë gjurmë të ndjeshme edhe në vitet që vijojnë më pas. Në mënyrë paradoksale, ne mundemi të ripërsërisim ndjenjat dhe përjetimet e vështira që mund të kemi kaluar dikur, duke hyrë në marrëdhënie, apo situata, të cilat mund të na provokojnë të njejtat ndjesi. Ky cikël nuk është i thjeshtë të ndërpritet. Është e nevojshme të kesh pranë një specialist të mirëfilltë. Psikoterapistja do të të ndihmojë të vlerësosh nëse do të kesh nevojë të konsultohesh me nje mjek psikiatër. Gjithsesi, nëse nuk dëshiron, apo nuk mundesh të gjesh një psikoterapiste, atëherë të rekomandoj të konsultohesh me nje mjek psikiatër gjithsesi.
Gena, letrën e ke quajtur “tradhëtia ime”, por qartazi tradhëtia nuk është problem yt më i madh. Tradhëtitë e tua janë reflektim i vetmisë, palumturisë dhe zbrazëtisë që të shoqëron. Marrëdhëniet seksuale rastësore që ndërton nuk të ofrojnë marrëdhënie dhe ndjenja reale përkatësie e dashurie, prandaj pas çdo marrëdhënieje ndihesh edhe më e zbrazët dhe edhe më e uritur për dashuri të vërtetë njerëzore. Për këtë arsye, ky cikël rrezikon të vazhdojë gjatë, nëse nuk i fokuson përpjekjet e tua për të ndërtuar një marrëdhënie të përmirësuar me veten, dhe marrëdhënie reale me të tjerët përreth teje.
Te uroj gjithe të mirat,
Blerta Bodinaku, Psikologe klinike
Shum flm Blerta…a njeh ti ndonje psikologe ?do te me ndihmoje shum ne fakt.
Pershendetje e dashur,
Te falenderojme per besimin dhe qe na ke shkruar.
Nga kerkimet e ekspertes dhe te stafit ne nuk kemi gjetur dicka te pershtatshme per trajtimin e problematikes qe na ke paraqitur ne qytetin tend.
Te lutem, na thuaj, nese ke mundesine per te ardhur, pershembull nje here ne jave ne Tirane, per te te sugjeruar me tej disa opsione per te te ndihmuar.
Nese kjo per ty eshte e pamundur ne do vazhdojme te kerkojme dike sa me afer teje, per te marre ate qe te duhet.
Do mbetemi ne kontakt!
Te urojme gjithe te mirat,
Stafi i Nuk Je Vetem