Këshilla/Blog

07.05.2017

Pershendetje…..
Jam Lina 18 vjec
Ju kerkoj ndjes qe do i bie gjate po kam shume nevoj te flasm me dike qe me kupton e do me ndihmoj
Historia ime fillon qe ne moshen 8 vjecare ku babai ime abuzonte me mua se di nese kjo eshte fjal e sakt per ta quajtur abuzim ate cka ka ber me mua ai
Ai kryente gjys mardhenie seksuale nese mum te shprehem kshu pasi bente mardhenie me mua deri sa i fryesh organi tij gjenital e pastaj se kishte nevoj per mua kjo histori vazhdoj per 8 vite rrjesht kur kjo gje u more vesh kete vite fajin e mora un ne familje
Akoma dhe sote kur e kujtoj ma shpif kjo gje nuk e duroj dote babin ta shoh ose nuk duroj qe te flitet rreth mardhenieve seksuale apo zonave intime MA SHPIFIN O ZOT….

Mamaja do tme fejoj se kjo gje eshte me e mira per mua po un nuk jam gati te nis nje jet me dike tjt NUK NDJEHEM GATI PERBRENDA
Me ndihmon dhe nje psikologe ne shkoll per kete gje qe mka ndoth po un perseri se jam e qete dua te RRI VETEM NE ERRESIR PAVARSISHT SE ERRESIREN E KAM FRIK DUA TE STRUKEM ME NJE QOSHE DHE MOS TME LUAJ NJERI DU TE FLEJ GJUME E MOS TE ZGJOHEM KURR pse e kam kete gje
Me prp se kam pasur
Kur me kritokojn te shtepis pa pasur faj ose pse me bejne llafe pse dua te rri vetem apo pse dua qe mos te bej shaka me vllain
Nuk e kuptoj po kam nje ndjenje perbrenda qe perdit me grryen e me ben qe te jem e pa fuqishme per tu mare me llafe msimet apo per te bere gjera me shpejtesi
E di dhe qe kam nevoj per nje shok ose me mire nje psikolog qe do me kuptonte vertet
E do me jepte zgjidhjen e dukur…
Shpresoj mos tju kem mrz me kete histori
Faleminderit qe e lexuat historin time…..

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Përshendetje Lina,

    Letra jote më shkaktoi shumë dhimbje. Do të doja të mos lexoja e dëgjoja kurrë histori të tilla! Mund të imaginoj dhimbjen, frikën, neverinë dhe vetminë që ke përjetuar si fëmijë dhe që vazhdon të përjetosh ende. Po Lina, ajo që ka bërë babai yt me ty quhet abuzim seksual. Ajo që ka bërë dhe vazhdon të bëjë mamaja dhe familja jote me ty, quhet abuzim emocional. Mënyra si po sillet familja jote me ty, është kaq e padrejtë dhe është vazhdim i abuzimit që ka bërë babai yt!
    Praktikisht Lina, ti vazhdon të jetosh në situatë abuzimi dhe siç duken gjasat, situata nuk ka shumë mundësi të ndryshojë. Duke jetuar pranë abuzuesit dhe në një familje që nuk të mbështet, jo vetëm që do të jetë shumë e vështirë për ty të fillosh të shërosh plagët e abuzimit të përjetuar, por rrezikon të ndihesh e abuzuar në vazhdim dhe e pafuqishme për të reaguar. Fejesa?! JO dhe JO! Është mënyra e mamit tënd për të ‘mbyllur’ këtë histori, por kjo nuk është një mbyllje që të mbron ty, por babain tënd! Jo Lina, nuk je gati dhe nuk të shërben aspak fejesa. Përkundrazi, do të ndihesh e abuzuar dhe e përdorur serisht dhe kjo nuk është e pranueshme!
    Do të doja shumë që mami, ose vellai të të mbështeste të bejë denoncim në polici, por duket që nuk duan ta bëjnë. Nuk të sugjeroj dot të bësh denoncim e vetme. Pasi kjo rrezikon të prodhojë më shumë agresivitet dhe dhunë nga të tjerët përreth teje. Për momentin gjeja më e rëndësishme është të NDIHESH E SIGURT DHE LARG ABUZIMIT. Të mundesh të gjesh mundësinë të largohesh nga situata e abuzimit ku ndodhedh dhe të vendosesh në një mjedis më të sigurt dhe mbështetës ndaj teje. Vetëm atëherë mund të fillosh psikoterapi me profesionistë të kualifikuar dhe të mund të rifillosh jetën tënde. Ndoshta atëherë mundesh të bësh denoncimin, nëse do ta shohësh të arsyeshme.
    Lina, e di që ndihesh e vetmuar Për fat të keq, ka të tjera gra, vajza dhe fëmijë që gjenden në situata të ngjashme. Për këtë arsye, në Shqipëri janë hapur qendra dhe organizata të cilat ndihmojë falas, gra, vajza dhe fëmijë, që janë viktima të abuzimit. Do të të rekomandoja të kontaktoje me disa prej tyre dhe të eksploroje mundësitë që të ofrojnë për siguruar mbrojtje, mbështetje dhe mundësi të reja për veten tënde.
    Një nga këto qendra është Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza të abuzuara. Mundesh të telefonosh në numrin pa pagesë 0800 40 20. Po ashtu Linja 116 për fëmijë dhe adoleshentë në nevojë. Të tjera alternativa janë Strehëzat për viktimat e abuzimit, ku mund të të drejtojnë numrat e mësipërm. Mundesh të telefonosh dhe të kërkosh këshillim dhe ndihmë për të gjetur menyra se si mund të shpëtosh nga situata e abuzimit dhe si mundesh të fillosh të ndërtosh jetën tënde.
    E dashur Lina, më vjen thellëisht keq që ke përjetuar dhe përjeton diçka të tillë dhe më vjen po aq keq që nuk ke mbështetjen e familjes. Megjithatë, unë njoh plot raste grash dhe vajzash po kaq të vetmuara që kanë refuzuar të mbeten viktima të dhunës ia kanë dalë të shpëtojnë nga situata e abuzimit.
    Të uroj me zemër gjithë të mirat dhe forcë për të vazhduar përpara,
    Blerta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV