Këshilla/Blog

07.05.2017

Pershendetje….
Jam lina 18 vjec jetoj ne nje fshat te shqiperise.
Problemi ime fillone 7 vite me perpara ku babi ime kryenet mardenie seksuale me mua
Ai fuste organin e tij gjenital ne zonen time intime deri sa ai prishesh
Po un nuk lejoja qe te ta fuste plotesish pavarsish se ai me detyronte
Kjo gje vazhdoj per vite me rradhe ai arrinte deri aty sa me puthett mua ne buz kur ikte jasht shtetit e jo mamin
Nuk po ndalem me ne detaje se e kam shume te veshtir te flas per kete teme apo rreth seksit ose rreth organeve gjenitale nuk i duroj dote keto tema
Kure e kuptova se ce bente babi u mundova ta largoja kete gje por ai me kercenonte deri sa vendosa tja thoja shtepis po ai akoma vazhdonte tme prekte ne zona intime pa e vene re njeri
Fillova te sillem shume egersish me te gjith pasi un e mora fajin per kete gje mami dhe te gjith te tjt me.thojen ti e pate fajin qe nuk ke trg
Une nuk mundem te vazhdoj me perpara pasi skam asnje mbeshtetje qe tme kuptoj si ndihem
Mami thote qe me kete gje qe ndothi tme fejoj sa me shpejt por nuk jam gati te fejohem se ndjej veten gati qe te fejojem me nje njeri dhe sikur ta dua ate person prap sdu te fejohem
Se di po keto kohet e fundit jam bere shume agresive dua te rrij veteme ne erresir pavarsisht se kam frik nga erresira nxehem kollaj dua te flej vetem gjume ….
Se di se cfare kam ju lutem me jepni nje pergjigje…

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Përshendetje Lina,

    Letra jote më shkaktoi shumë dhimbje. Do të doja të mos lexoja e dëgjoja kurrë histori të tilla! Mund të imaginoj dhimbjen, frikën, neverinë dhe vetminë që ke përjetuar si fëmijë dhe që vazhdon të përjetosh ende. Po Lina, ajo që ka bërë babai yt me ty quhet abuzim seksual. Ajo që ka bërë dhe vazhdon të bëjë mamaja dhe familja jote me ty, quhet abuzim emocional. Mënyra si po sillet familja jote me ty, është kaq e padrejtë dhe është vazhdim i abuzimit që ka bërë babai yt!
    Praktikisht Lina, ti vazhdon të jetosh në situatë abuzimi dhe siç duken gjasat, situata nuk ka shumë mundësi të ndryshojë. Duke jetuar pranë abuzuesit dhe në një familje që nuk të mbështet, jo vetëm që do të jetë shumë e vështirë për ty të fillosh të shërosh plagët e abuzimit të përjetuar, por rrezikon të ndihesh e abuzuar në vazhdim dhe e pafuqishme për të reaguar. Fejesa?! JO dhe JO! Është mënyra e mamit tënd për të ‘mbyllur’ këtë histori, por kjo nuk është një mbyllje që të mbron ty, por babain tënd! Jo Lina, nuk je gati dhe nuk të shërben aspak fejesa. Përkundrazi, do të ndihesh e abuzuar dhe e përdorur serisht dhe kjo nuk është e pranueshme!
    Do të doja shumë që mami, ose vellai të të mbështeste të bejë denoncim në polici, por duket që nuk duan ta bëjnë. Nuk të sugjeroj dot të bësh denoncim e vetme. Pasi kjo rrezikon të prodhojë më shumë agresivitet dhe dhunë nga të tjerët përreth teje. Për momentin gjeja më e rëndësishme është të NDIHESH E SIGURT DHE LARG ABUZIMIT. Të mundesh të gjesh mundësinë të largohesh nga situata e abuzimit ku ndodhedh dhe të vendosesh në një mjedis më të sigurt dhe mbështetës ndaj teje. Vetëm atëherë mund të fillosh psikoterapi me profesionistë të kualifikuar dhe të mund të rifillosh jetën tënde. Ndoshta atëherë mundesh të bësh denoncimin, nëse do ta shohësh të arsyeshme.
    Lina, e di që ndihesh e vetmuar Për fat të keq, ka të tjera gra, vajza dhe fëmijë që gjenden në situata të ngjashme. Për këtë arsye, në Shqipëri janë hapur qendra dhe organizata të cilat ndihmojë falas, gra, vajza dhe fëmijë, që janë viktima të abuzimit. Do të të rekomandoja të kontaktoje me disa prej tyre dhe të eksploroje mundësitë që të ofrojnë për siguruar mbrojtje, mbështetje dhe mundësi të reja për veten tënde.
    Një nga këto qendra është Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza të abuzuara. Mundesh të telefonosh në numrin pa pagesë 0800 40 20. Po ashtu Linja 116 për fëmijë dhe adoleshentë në nevojë. Të tjera alternativa janë Strehëzat për viktimat e abuzimit, ku mund të të drejtojnë numrat e mësipërm. Mundesh të telefonosh dhe të kërkosh këshillim dhe ndihmë për të gjetur menyra se si mund të shpëtosh nga situata e abuzimit dhe si mundesh të fillosh të ndërtosh jetën tënde.
    E dashur Lina, më vjen thellëisht keq që ke përjetuar dhe përjeton diçka të tillë dhe më vjen po aq keq që nuk ke mbështetjen e familjes. Megjithatë, unë njoh plot raste grash dhe vajzash po kaq të vetmuara që kanë refuzuar të mbeten viktima të dhunës ia kanë dalë të shpëtojnë nga situata e abuzimit.
    Të uroj me zemër gjithë të mirat dhe forcë për të vazhduar përpara,
    Blerta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV