07.05.2017
Pershendetje!Problemi im me i madh eshte veshtiresia per te hyre ne bisede me njerzit qe shoqerohem. Eshte gjeja qe me vene te gjithe ne dukje, ne cdo moment,saqe me eshte bere si ankth. Gjithmone kur takohem me shoqerine,apo edhe me njerez qe si njoh , stresohem dhe nuk kam besim te vetja.E mendoj qe ato qe them , mund te mos jene te duhura per ate cka po bisedohet.Kjo vjen edhe nga fakti qe jam edhe nje tip i turpshem. Gjithmone me thone : ti nuk flet fare,qendron gjithmone e heshtur ose pse nuk behesh me e shkathet. Se di , mundohem gjithmone ta ndryshoj kte pjese tek vetja,por qe nuk ja kam arritur deri ne kte momente .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
fiilimisht nuk ka asgje te keqe te jesh nje person introvert apo sic e thua ti pak e terhequr,cdo kush ka personalitetin e tij dhe duhet respektuar nga te tjeret dhe kete gje duhet tu thuash atyre personave qe ta vene ne dukje vazhdimisht kete gje
por nese per ty fillon dhe behet problematike mundohu qe ta ekspozosh veten sa me shume ndaj ketyre situatave ku ti nuk ndjehesh rehat dhe do shikosh qe pas disa rasteve terheqja do filloje te zbehet
por mos harro te perqafosh dhe ta duash veten origjinale ashtu sic je,sepse aty qendron bukuria e cdo njeriu
ja kalofsh bukur
Pershendetje e dashur,
nuk ka asgje me te rendesishme se sa menyra si ndihesh dhe mendon per veten tende.
Sigurisht, shpesh njerzit e kane te veshtire te te japin ty kohen qe te duhet per te mesuar me shoqerite e reja apo per tu perfshire ne nje bisede. Prandaj dhe ti e gjen te veshtire te pershtatesh me keto situata.
Nuk jam shume e qarte nese kjo situate nxitet nga “ankthi social” apo nga “vetebesim i ulet”. Gjithsesi ti thua se je munduar te ndryshosh, por nuk me thua cfare ke bere konkretisht. Per te forcuar vetbesimin ti mund te perdoresh disa teknika si: Vepro per te arritur dicka qe e do shume, pasi asgje nuk e rrit me shume besimin te vetja se arritjet. Perballu me frikrat e tua. Kupto ne c’rend ndodhin gjerat rreth teje. Pergatitu, pasi vetbesimi eshte celsi i suksesit, por pergatitja eshte celsi per te arritur vetbesimin. Kupto dhe prano se nje deshtim apo mosarritje nuk eshte fundi i botes. Dhe se fundi perpiqu te njohesh veten dhe te kuptosh se cfare eshte e rendesishme per ty.
Uroj te te kemi ndihmuar dhe te ftoj te na shkruash serisht.
Gjithe te mirat.