12.05.2017
Si mund te harroj nje dashuri te shkuar?! Kan kaluar shume vite dhe un jam e fiksuar tek nje person qe nuk eshte me mua
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Dashuria e kaluar besoj ka qenë shumë e rëndësishme për ty, por sic e thua vetë, kanë kaluar shumë vite dhe duke qenë se kjo dashuri është e pamundur,ti duhet që të ecësh përpara duke jetuar realitetin e duke krijuar një të ardhme të re. Për këtë duhet të impenjohesh dhe të përpiqesh qe brenda teje ta pranosh tashmë faktin që e shkuara është e shkuar dhe nuk mund të kthehet pas.
Ajo nuk mund të bëhet pengesë të jetosh të tashmen e të ndërtosh të ardhmen.
Përderisa personi nuk është me ty prej një kohe të gjatë, nga kaq sa ke shkruar, kuptoj se shanset për tu rikthyer janë të pakta, kështu që është e kotë të rrish e të mendosh për të.
Për të ndyshuar këtë gjendje, vetëm ti e ke në dorë…
Duhet të jesh shumë e vendosur dhe të përpiqesh të ndërtosh një realitet të ri.
Nuk kam shumë informacion nqs ti ke akoma kontakt me të apo jo…nëse është kështu, mundohu të ndërpresësh cdo lloj komunikimi me të.
Hidh poshtë/ largo të gjitha sendet që të kujtojnë të shkuarën me atë person.
Mos u përpiq të kërkosh ende shkakun ose fajtorin.
Thjesht lëre kohën të kaloje e Ji indiferente ndaj asaj që iku!
Jepi shans vetes dhe dikujt tjetër për të nisur nje njohje të re.
Duhet të krijosh raporte të reja miqësore e shoqërore, të dalësh, të argëtohesh.
Fokusohu tek gjërat më të rëndëshime për ty, sic është për shembull shkolla. Mendo të fillosh universitetin nqs nuk e ke bërë ende, ose të punosh, ose të dyja bashkë!
Mendo seriozisht për të ardhmen tënde!
Fokusohu tek aktivitete që të bëjnë të ndihesh mirë, sport, muzike, kurse të ndryshme etj. Fillo të gjesh kënaqësinë duke filluar nga gjërat e vogla. Kërko mbështetjen e familjes dhe miqve më të ngushtë. Shoqërohu me ata persona që të bëjnë të harrosh mërzinë e të ndihesh e plotësuar, e gjallë, e lumtur.
Te uroj gjithe te mirat!