Këshilla/Blog

13.05.2017

Pershendetje,
Fal nje shoqeje zbulova portalin tuaj, por sot mora guzimin tju shkruaj.
Une jam vajz 22 vjece dhe jam ne nje lidhje me nje djale ne Shqipri (aktualishte jetoj jashte x studime) , problemi ime eshte se jam shume e “varur ” nqs mund te them nga ai . Ne momentin e pare qe kam nje zenke un behem keq ,nuk arrij te ha , te mesoj, kam dhimje zemre ,ankth .. (theksoj e njejta situat ka qen dhe kur kemi qen bashk ne Shqipri) .. nqs ai nuk me shkruan un jam ter kohen e mrz dhe harroj dhe qellimin qe kam ardh ktu .. dua ta ndryshoj kte gje sepse nuk mundem dot me kshu .
Ju faleminderit
Ps: Ju pergezoj per kte portal ?

  1. MSc. Erduan Kllobucishta says:

    Pershendetje

    Uroj te jesh mire dhe te falenderojme qe keni mar guximin te na shkruani. Sa i perket problematikes tuaj, mendoj se eshte nje problem qe i sjell largesia dhe mosprezenca me te dashurin tuaj akoma ua shton ankthin dhe problemin tuaj. Ajo qe do ju sugjeroja eshte qe te perqendroheni tek studimet sepse ato kerkojne energji dhe nje ngerc ne kete mardhenie do ju prishte pune ne studimet tuaja, ndoshta dhe rrezikon karrieren tuaj.
    Mundohu qe te kuptosh problemin real qe ekziston mes teje dhe te dashurit tend. Shiko a jane reale gjerat qe te shqetesojne tek ai apo jane thjesht imagjinare si rezultat i asaj qe ti je larg tij. Te sugjeroj qe cdo here kur ke kesh rrahje zemre apo simptoma ankthi mundohu qe te perqendrohesh ne frymemarje dhe mbushu thelle derisa te qetesohen rrajet e zemres.

    Ajo qe te sugjeroj eshte qe kur je e angazhuar me mesime mundohu qe mos kontaktosh me te dashurin tend, pastaj pjesen tjeter te kohes kur je e lire fol me te. Une e kuptoj qe ju ndoshta ndjeheni e vetmuar, por kjo eshte nje proces qe u ndodh cifteve ne largesi. Prandaj duhet ta kuptosh te dashurin tend sepse dhe ai ka punet e tij dhe mundohu krijosh mirkuptim dhe kur ai nuk ka kohe ne cdo moment per tju pergjigjur.

    Shpresoj qe te na shkruani serisht.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV