21.05.2017
Pershendetje nukjevetem.al
Jam nje vajze 17 vjecare dhe kam dy vjet e lidhur me nje djal … fatkeqsisht ai djali mujin e tret qe ne jemi lidhur me tradhtoj me nje vajze (ishin ber gati per te kryer mardhenie) po ne mom kishte ndaluar dhe erdhi tek un duke qar dhe me tregoj cfar kishte ber … dmth ma tha direkt Un e doja shum e dija qe dhe ai me donte sepse me ka prezantuar me gjith familjaret e tij por qe mbas tradhtis lidhja jon ndryshoj… un kam humbur besimin tim sado qe mundohem kam frik se mos ai me tradhton perseri Ne lidhjen tone kan hyr shum persona per tna ndar po fatmirsisht sja ka dal asnji thjesht dua te di se si mund te kthej besimin tek ai
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje
Eshte e vertete qe tradhtia mund të trondise edhe marrëdhënien më të fortë, duke lënë pas ndjenjat e tradhtisë, fajit dhe zemërimit.
Asgjë nuk e ve me shume ne pikepyetje besimin dhe mardhenien romantike të një personi, sesa tradhetia.Ajo i lë njerëzit të vënë në pikëpyetje mendjen e tyre, si dhe çdo gjë që ata besojnë se janë të vërteta në lidhje me te dashurin e tyre dhe qëndrueshmërinë e lidhjes së tyre.
Fillimisht duhet te kuptosh qe te gjitha keto emocione dhe mendime qe ty po te gerryejne perbrenda jane mese normale pas nje situate te tille.Pasi ti kesh identifikuar te gjitha keto shqetesime atehere eshte momenti ti nxjerresh nga mendja jote dhe ti diskutosh me njerezit e tu me te dashur dhe partnerin tend.Pas ketij diskutimi vjen edeh hapi me i veshtire ai i vendimit nese do te qendrosh apo jo ne lidhje,dhe vendimi duhet te jete i plote dhe jo me gjysem-mendje Sepse ashtu si nuk mund të jesh gjysmë shtatzënë, nuk mund të jesh gjysmë e përkushtuar ndaj marrëdhënies tënde. Nëse vendosni të qëndroni, ju duhet të qëndroni të vërtetë në atë kurs. Kjo nuk do të thotë që duhet të ndihesh krejtësisht e kënaqur me vendimin tënd; Kjo thjesht do të thotë se në qoftë se zgjedhni rrugën e qendrimit bashke, duhet të rrini me të edhe kur ndiheni të frikësuar ose të zemëruar Kjo është veçanërisht problematike kur jeni në procesin e përpjekjes për të rindërtuar besimin.
Mepas nese vendosni te qenroni bashke vjen faza e ndertimit te besimit ku rruget jane te shumta por ka dy aspekte kyc se pari eshte ndryshimi i sjelljes shqetesuese sepse ndërtimi i besimit kërkon kohë, por fillon me ndryshimet në sjellje. Partneri i cili është përgjegjës për shkeljen e besimit duhet të njohë jo vetëm sjelljen e tij të problematike, por edhe ta ndryshojë atë sjellje në mënyrë aktive.Se dyti pajtohuni të ndryshoni dinamikën ndërpersonale të marrëdhënies. Asnjë lidhje nuk është e përsosur dhe asnjë bashkëshort nuk është pa faj. Edhe nëse tradhetia që ndodhi ishte përtej kontrollit tuaj, ka ende gjëra që mund të bëni për të përmirësuar mënyrën se si silleni në marrëdhënie. Gërmoni thellë brenda vetes dhe merrni në konsideratë se cilat sjellje keni bere në atë që dëmtojnë shëndetin e përgjithshëm të marrëdhënies tuaj. Ju jeni ende një pjesëmarrës aktiv në marrëdhënien tuaj, që do të thotë që gjithmonë keni hapësirë për të rritur gjithashtu.
Dhe se fundmi Falni partnerin tuaj. Në fund, në mënyrë që marrëdhënia juaj të marre veten plotësisht nga kjo ngjarje, duhet të gjesh një mënyrë për të falur partnerin tënd. Ka shumë mënyra për ta arritur këtë, dhe secili duhet të gjejë mënyrën e tij ose të saj për të arritur atje. Megjithatë, në mënyrë që plaga të shërohet plotësisht, ky hap duhet të ndodhë, edhe nëse kerkon shume kohe.
te uroj gjiteh te mirat….
Përshëndetje,
Nga ajo çka shkruan me bën te kuptoj qe e do ketë lidhje dhe përpiqesh ta mbash. Çdo çift ka dinamikat e veta dhe si e tille edhe ju keni pasur dinamikat tuaja te ndërveprimit. Xhelozia është ndjeje krejt normal ene çift, por deri ne momentin kur nuk frustron partnerin dhe nuk ndikon mire funksionimin e çiftit. Besimi ne çift gjithashtu është diçka shume e rëndësishme ne mënyrë qe marrëdhënia te ofroj qetësi dhe jo ankth. Besimi është ndjenje qe krijohet bazuar ne sjelljen personale dhe te partnerit. E kuptoj qe besimi yt është cenuar prej një tradhtie te mëparshme, por kuptoj qe ka kaluar kohe prej atij momenti dhe ju jeni përsëri bashke. Kjo do te thotë qe ti i ke lejuar vetes te rindërtosh marrëdhënien me personin qe thua se e doje shume.
Krijimi i besimit gjithashtu kërkon kohe pasi është një ndjenje karshi partnerit, por edhe vetes. Besimi krijohet për një person tjetër por nis nga vetja. Kjo do te thotë se sa me te lart te kemi vetëbesimin për krijimin e një marrëdhënie te shëndetshme qa me te mire do te kemi dhe besimin gjithashtu te partneri.
Dëgjohemi serish e dashur,
Sabjola