Këshilla/Blog

22.06.2017

Pershendetje faqa me e mrekullueshme! Faleminderit qe jeni prane njerezve ne nevoj. Jam 26 vjece me nje profesion qe me vjen zor ta them sps supozohet qe un te ndihmoj te tjr e spo ja dal vet.Jam psikologe e pa pune.Nen e nje femije 7muajshe. Po filloj nga femijeria jam rritur pa nene e humba ne moshen me te nevojshme .Qe femij e mendoja vdekjen dhe thoj se kush do me bej sherbim po te semurem. Nejse kaloi koha u rrita u arsimova fal zotit cdo gje ok.Nuk me mungon asgje materiale.Por ndihem keq me duket sikur e ndjej qe do vdes tmerrohem dua njerez afer sidomos babin.Shume here me ka ndodhur te zverdhem te keputem nga fuqit dhimbje kraherori dhe aty kam ngrire komplet nuk levizja. Qaja aq shume sa i lutesha zotit mos me merr kam vajzen e vogel. Kur me kapi kjo gjendja thash kaq e pata. Isha e pa plotesuar me gjume dhe pata pire nje filxhan te madh kafe kur me kapi kjo gjendja. Nuk ka dite qe nuk mendoj per vdekjen si do vdes ke do kem afer. Nuk di pse por jam duke u cmendur vetem keto mendimet vetem keto ndjehesi .Kam frike te dal apo te shkoj diku sps kam frike se vdes
Ndihem shume keq.Kur degjoj per vdekjen e dikujt me duket sikur do vdes dhe un nga e njenjta gje. Me thoni cfar eshte kjo gjendja ankth apo parandjej? Cfar te bej nuk bindem qe jam mire me mungon siguria.Pres me padurim pergjigjen tuaj.

  1. admin says:

    Pershendetje te dashur perdorues te nukjevetem.al,

    Duke plotesuar kete pyetesor ju do te na ndihmoni te permiresojme sherbimin tone per ju.

    Faliminderit!

    https://docs.google.com/forms/d/1oPLCvVc9yQ8CnsZtyVgBhdMd_NBc2JE9ilXDLflhr1E/alreadyresponded?edit_requested=true

  2. Msc. Ma. Anisa Asllani says:

    Përshëndetje!

    Me vjen mire qe ke studiuar per nje degë të bukur sic është psikologjia. Sigurisht që edhe ne psikologet jemi qënie humane dhe e kemi të vëhtirë të “trajtojmë” veten, po gjithësesi informacioni që kemi na ndihmon të kapërcejmë vështirësi të ndryshme… nuk e di sa kohë ke që po e përjeton këtë gjendje ankthioze dhe sa shumë ndikon ajo në funksionimin tënd në jetën e përditshmë, në përkujdesjen ndaj fëmijës?!
    Megjithatë,nuk duhet të dorëzohesh dhe të përballesh vetë me këtë gjendje…
    Nëse mundohesh ta fshish nga mendja vdekjen ose mendimet për të, kjo nuk është mënyra e duhur…sa më shumë ti shmangesh, aq më tepër shtohet kjo ndjesi, ndaj perballu me të! Mendo për disa minuta rreth vdekjes, nga se ke frike te vdesesh? Cfare ndjesish ke? Te gjitha keto mund ti shkruash diku ose thjesht ti mendosh…
    Sa më shume njerezit ekspozohen ndaj ketyre frikerave, aq me shume ato frikera kane tendencen te reduktohen.

    Gjithësesi nëse situata për ty është alarmante, simptoma të tilla trajtohen me terapine Konjitiv-Bihejviorale (CBT). Kjo lloj terapie eshte nder me rezultativet dhe efikaset per kete lloj çrregullimi. Me shume mundesi si fillim klienti ploteson ose i pergjigjet pyetjeve ne forme pyetsori apo interviste. Shume rendesi kane detyrat e shtepise qe do te rekomandohen nga terapisti.
    Vetemonitorimi eshte i domosdoshem ne kete rast. Kjo do te te ndihmoje qe ta shikosh problemin tend me vetedijshmeri dhe ne menyre me objektive. Vetemonitorimi nuk eshte gje tjeter veçse mbajtja shenim e te gjitha episodeve shqetesuese qe mund te keni gjate dites, kohezgjatja, shpeshtesia e tyre, niveli i frikes nga 0 deri ne 8.
    Sigurisht që fakti që ke humbur nënën në moshë të vogël të ka përballur me vdektjen në një moment të papërshtatshëm e të papritur për ty, e frika e humbjes së njerëzve të shtrenjtë të është shunëfushuar, aq sa ka kaluar kufijve e reales…. Edhe fakti që je bërë nënë, ndryshimet hormonale, përballja me statusin e ri dhe të vështirë të nënës, të gjitha këto kanë ndikuar në gjëndjen tënde psiko-emocionale…

    Do të të rekomandoja një konsultë më një psikoterapeut tek i cili mund të ndiqesh në vazhdimësi.
    Gjithë të mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.