23.06.2017
Pershendetje.
Une po ju shkruaj ne lidhje me problemin e nje shokut tim i cili ka 2 vjet qe eshte ndare nga e dashura dhe ende po e perjeton ate gjendje, ka raste qe mbyllet fare ne vetvete e nuk deshiron te flas me asnje. Ne fakt cdo gje e ka me pertese nuk preferon te dal dhe pse ka kaluar kohe akoma mendon se pse e dashura ia beri kete gje dhe mendon se asnje nuk do te doje ashtu sic ka dashur ate. Thote shpesh qe me mendje e kam harruar por zemra nuk e harron dot. Ju lutem mund te me thoni si mund ta ndihmoj dhe a mund te me orientoni tek ndonje psikolog te kesaj fushe? Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Me vjen mire qe na ke shkruar per shokun tend, e kjo tregon se ai do kete me shume shanse qe te dale nga ajo gjendje, duke pasur afer njerez qe kujdesen per te. Nga sa pak na ke folur per te, duket sikur po kalon nje periudhe depresioni, e megjithate emertimi i gjendjes nuk eshte i rendesishem, sa eshte vendimi i tij per ta ndryshuar ate gjendje. Si fillim, do ishte mire qe ai vete te nxitej per te shkuar tek psikologu. A e ka shprehur ai kete deshire/nevoje? Nese jo, do ishte mire qe te flisje me te e ta beje te kuptonte se eshte per te miren e tij qe ai te takoje nje specialist. Me tej, ti mund ta ndihmosh qe ai te beje gjera te
reja. Eshte mire te ndryshoje rutinen. Mund te merreni me sport, me ndonje kurs apo aktivitet tjeter; mjafto qe te filloje te ndryshoje ciklin e mbylljes ne vetvete dhe ti linde serish deshira per ti bere gjerat me pasion dhe ti shijoje ato. Mendimet qe ai ka se nuk do dashuroje vajze tjeter sic ka dashur ate, mund tia sfidosh me mendimin se do ti dashuroje ndryshe, e ndoshta me bukur e me shume. Do ishte mire qe ai ta rimerrte veten nga gjendja qe eshte, te fuqizohej dhe me pas te njihte e te shijonte dhe lidhje te reja.
Ne faqen tone jane te listuar emrat e shume psikologeve, keshtu mund ti referoheni nje prej tyre nese e mendoni te arsyeshme. Mos hezito te na shkruash serish per cdo pyetje apo nevoje qe do kesh.
Gjithe te mirat!
Me respekt,
Ardita Korriku
Psikologe Klinike