Këshilla/Blog

28.06.2017

Pershendetje,
Jam nje vajze 23 vjec dhe kam nje problem shume te madh qe ne vite ka ardhur duke u rritur dhe perkeqesuar si problem. Nese jam vetem imagjinoj sikur ka njerez qe me degjojne tek flas, njerez qe i njoh dhe qe dua tu bej pershtypje ndoshta, ose thjesht njerez qe kam njohur se fundmi dhe filloj e e flas e tregoj gjera qe me ndodhin. Jo thjesht ngjarje qe mund tja kem treguar vetes me ze te larte ndoshta 1000 here por mbi te gjitha ngjarje qe tregojne sa e afte,e shkathte dhe briliante jam treguar ne shume raste, edhe nese situata normal qe eshte e ekzagjeruar dhe e zbukuruar kur e tregoj. Me e keqja eshte se tani edhe kur flas me njerez qe njoh shume mire mendoj gjithmone qe ka edhe njerez te tjere qe mund te me degjojne dhe filloj e flas kot pa kuptim.
Por me e keqja eshte se kur me duhet vertet te flas me shume njerez aty jam e turpshme dhe nuk arrij te flas sic duhet. Ka raste qe filloj e imagjinoj aq shume sa pastaj zhgenjehem nga realiteti. Mesa kam lexuar ka te beje me delirin e madheshtise por sdi cfare te bej dhe kujt ti drejtohem. Pervec se me duket edhe e sikletshme te shkoj tek nje psikolog ti them dicka te tille. Zakonisht te gjithe njerezit me vleresojne per vajze shume intelegjente dhe te afte.

  1. Ema says:

    Ndoshta do ishte mire te taskoje nje psikolog.
    Ska asgje te sikletshme, apo te turpshme ne kete gje.
    Mund te jete thjesht deshira jote per tu konfirmuar ne grupe, per tu ndjere e pranuar, ose per te degjuar komplimente.
    Mendoj qe me disa takime me psikologun do arrije ta zbuloje fiks ca po te ndodh, duke qene se te ka shqetesuar kjo gje.

    Mendoj qe do zgjidhet shume shpejt! ^_^ Cdo gje e ka nje zgjidhje ^^

  2. MSc. Sonila Mecaj says:

    Përshëndetje!
    Së pari dëshiroj t’ju kujtoj që psikologu është pikërisht personi i duhur për të folur dhe ndarë shqetësime sado të sikletshme mund të duken ato. Psikologu e merr seriozisht dhe pa paragjykim çdo shqetësim dhe përpiqet të kuptojë se çfarë kuptimi kanë shqetësimet, nga se vijnë e si mund të zbuten. Të jesh e zgjuar nuk do të thotë aspak që nuk mund të kesh shqetësime mendore ose psikologjike, përkundrazi.
    Së dyti dua të sqaroj se vërtetë shqetësimi që ju shprehni ngjan me deluzionin (delirin) e madhështisë, por kaq nuk mjafton për të menduar se vuani nga një delir i tillë. Shpeshherë ky lloj deluzioni shfaqet së bashku me një grup simptomash të tjera. Gjithashtu për tu quajtur deluzion, duhet që personi të jetë i bindur për praninë e njerëzve të tjerë dhe jo thjesht të imagjinojë praninë e tyre (siç ju përshkruani). Por, gjithsesi për të kuptuar më mirë dhe saktë problemin tuaj, do të rekomandoja një takim me një psikolog klinik ose psikoterapist. Pavarësisht nëse vendosni të takoheni me një profesionist ose jo, disa pyetje mund të na ndihmojnë për të kuptuar më mirë:
    Kur kujtoni të jetë shfaqur për herë të parë një sjellje/shqetësim i tillë?
    Nëse tani është bërë shumë e shpeshtë, a mendoni se ka ndodhur diçka kohët e fundit në jetën tuaj që mund t’ju ketë bërë të komunikoni me të tjerët më shumë përmes imagjinatës sesa në realitet?
    A ka gjëra të tjera që ju duken shqetësuse në jetën tuaj, sjellje, mendime, emocione?
    Të tjerët rreth jush (familja, shoqëria) a venë në dukje gjëra që nuk shkojnë tek ju dhe nëse po çfarë.
    Shpresoj që kjo përgjigje t’ju ndihmojë.

    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.