Këshilla/Blog

07.07.2017

Pershendetje te Nderuar Stafi
po ju shkruaj rreth nje problemi timin shpresoj ne nje pergjigjeje nga nje ekspert rreth kesaj qeshtje.
Tashme jam ne moshen 22 vjeqare , dhe prej moshes 10 vjeqe kam masturbuar por vetem siperfaqesisht me ferkim te organizt gjenital dhe para nje viti duke lexuar ne internet kam par se mund ta humbesh virgjerin me masturbim. edhe pse une nuk kam futut asnjeher asgje ne vagine une perseri kam shum shqetsime qe kam humbur virgjerin. Fillova te kem shum mendime ne koke se une tashme pasna humbur virgjerin dhe per tu liruar nga ai presion i mendimeve vendosa te bej verfikimin e virgjeris te gjinekologu, pasi me verifikoj me tha se nuk e kam te shqyer himenin jam plotsisht e virgjer . Per qudi mua nuk mu hek shqetsimi nga koka vazhdimisht prap kam kesi mendime ne koke se nuk jam e virgjer. Pse pom ndodh keshtu, Cili eshte problemi im , eshte ankth, mendim obsesiv apo me cfar situate jam duke u perballur sipas ndoj psikologu apo psikoseksologu te faqes suaj nese mund te me pergjigjet.
Po bej nje vit ne kete gjendje dhe me keto mendime, cfar te beje me udhzoni???

  1. MSc. Besarta Taçi says:

    Pershendetje e dashur lexuese,

    Doja ne radhe te pare te qetesoja per nje veprim natyral, si eshte ai i eksplorimit te trupit (masturbimi), sjellje e cila sherben per te hyre ne kontakt me ndjesite qe na fal trupi jone, autoerotizmin e praktikojne qe ne moshe fare te re shum djem edhe vajza. Gjithsesi do doja te te ftoj te reflketosh çfare eshte per ty virgjeria, sepse nga pike-pamja mjekesore cipa e virgjerise nuk perfaqeson virgjerine ne teresi, kjo cipe eshte me densitet te ndryshem ne çdo femer. Nese keto mendime nuk arrin ti kontrollosh dot, dhe ndjesia e frikes se mos ke humbur virgjerine ka nje vit qe nuk esht zhdukur akoma brenda teje, te keshilloj te kerkosh konsultimin e nje psikologe.
    Faleminderit!
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV