20.07.2017
Pershendetje Doktor kam disa mikrocista ne vezoren e djathte dhe jom mbipesh jam duke ushtruar qe te humbi peshen kom crregullime menstruale mjekja vitin e kaluar me japi terapi pilula 3dit primolut n dhe pastaj diten e pare te ciklit i kom perdor kontarceptiva jazz per 5 muaj mi rekomandoj dhe me pas deri ne fund te vitit i kisha menustracionet ndersa kete vit 2017 vetem ne janar i kisha dhe prej shkurtit e deri me tani nuk i kam pas.
Desha te pyes a te vazhdoj te perdori prap at terapi
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Si fillim, ne rastin tuaj, ku menstruacionet jane nderprere prej 6 muajsh, do rekomandoja disa analiza hormonale, si prolaktinemia dhe TSH. Me pas, nese keto jane normale, vendoset per trajtimin e metejshem.
Kontraceptivet duhet te merren vetem me rekomandimin e mjekut, mos harro!
Te uroj gjithe te mirat!