Këshilla/Blog

14.08.2017

Pershendetje, historia ime ka te bej me nje djale. Jam ne fillim te nje lidhje me dike un 19 ndersa ai 25 vjec po ja kalojm mire se bashku por nje gje po me shqetson dhe po me ben shume me nerva. Ai vazhdimisht ka deshir qe un ta pyes ate per te dal me shoqe per kafe ndersa kur eshte puna tek ai thot se un dal te tregoj ku jam me ke e gjera te tilla por ti per te dalur duhesh te me pyesesh pastaj mendohem nese te te le apo jo. Thot se un jam e tija dhe ai pyetet per mua. Jam tip qe i urrej kto gjera gjithmone kam qen e pavarur dhe e vetedijshme per cdo gje qe kam ber apo vendet qe kam shkuar andaj deshta te ju pyes qfar mendoni ju per kte gje, ndonjeher ndihem si loder e tij dhe kjo gje po me vret shume, me kshilloni diqka ju lutem…

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Shumë faleminderit për letrën tënde dhe që ndave me ne ndjesitë e mendimet e tua të momentit.
    Nga cfarë përshkruan në letër dhe fakti që na ke shkruar, duket se po kërkon një konfirmim për disa sjellje të të dashurit tënd, të cilat ti vetë i pëkufizon në letër që po të vrasin, shkojnë në kundërshtim me mënyrën se si ti je mësuar, po të shqetësojnë, por gjithashtu mendoj që nuk ndikojnë pozitivisht në marrëdhënien tuaj dhe dinamikat e saj.

    Duket që ti nuk ndihesh mirë dhe kjo është shumë e qartë nga letra jote. Ajo që unë do të këshilloja është të flisje qetësisht me të dashurin tënd për faktin që nuk ndihesh mirë, që kjo mund të ndikojë midis jush, që do të ndiheshe mirë ndryshe, me më shumë besim nga ana e tij. Por nga ana tjetër do të ftoja të dëgjoje prespektivën e tij dhe nga se vjen e gjithë kjo pasiguri, “kërcënim” dhe si mund ta stabilizosh ndryshe që të dy të ndiheni mire dhe që kjo lidhje të vazhdojë të funksionojë mirë dhe pa eksperienca të tilla për të dy.
    Mendoj që duhet të flisni hapur dhe konkretisht dhe pa emocionalitet apo duke i veshur faje e përgjegjësi njëri tjetrit, por edhe ti kërkosh partnerit tënd për zgjidhje të tjera.
    Ndoshta në thelb ai ka vlerësuar e admiruar te ty pavarësinë dhe personalitetin që ke, kështu që besoj se këto janë anët e tua të forta, por pa kërcënuar në këtë mënyrë as dimensionin e mashkullsisë, o cili është I rëndësishëm në prespektivën e partnerit.

    Unë mendoj që një lidhje funksionon, në rast se të dy personat ndihen mirë, të plotë dhe jo të kufizuar por duke kuptuar prespektivën e njëri tjetrit dhe duke vendosur të dy me mirëkuptim mënyrën më të mirë të besimit dhe respektit.
    Në rast se kjo të shqetëson, të ftoj të komunikosh dhe të mendosh se cfarë është me e mira për ty dhe për ju.

    Të uroj gjithë të mirat më tej dhe të ndihesh mirë në lidhjen tënde të re,
    Me respekt,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV