Këshilla/Blog

15.08.2017

Pershendetje. Jam nje vajze 18 vjecare nga durresi. Mendoj se vuaj nga fobia sociale sepse skuqem me cdo lloj personi qe flas sidomos me njerezit e panjohur, edhe ne shkolle, kam veshtiresi ne te folur dhe frike per te kthyer pergjigje kur me pyesin per dicka ne lidhje me nje teme,ceshtje te caktuar. Nuk jam e sigurte nese vuaj nga fobia sociale por mendoj keshtu. Mund te me jepni disa keshilla ose te me thoni disa metoda per te kaluar paksa kete problem?

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,
    Eshte shume e veshtire te jepen keshilla me kaq pak informacion qe ju keni dhene.
    Do te doja te dija prej sa kohesh keni vene re te shfaqet kjo skuqje gjate kontaktit me te panjohur?
    Pervec skuqjes cfare tjeter ndieni gjate situatave te tilla? Cfare mendimesh keni ne koke kur ju drejtohen me nje pyetje qofte ne shkolle qofte edhe ne mjedise te tjera?
    Sa eshte e dukshme kjo veshtiresi e juaja per njerezit qe ju rrethojne?
    A ndodh te keni te tille veshtiresi edhe ne mjedise te tjera si familja, rrethi shoqeror?
    A keni nje grup shoqeror ne te cilin beni pjese, si ndiheni aty? Cfare mendoni per veten tuaj, pamjen, aftesite ne shkolle dhe te tjera? A ka dicka qe ju ben te vecante, sipas mendimit tuaj?
    Cfare mendon familja jote per kete shqetesim, sa eshte ne dijeni dhe si e kupton? Keni moter ose vella dhe nese po cili eshte vendi juaj ne rendin e lindjeve? A ka person tjeter ne familje qe eshte I ndrojtur apo qe eshte shume kritikues, apo qe ju doni ose keni dahsur gjithmone ta beni krenar?
    A keni folur ndonjehere me dike per kete lloj shqetesimi dhe nese po cfare reagimi keni marre?
    Mund te duken shume pyetje dhe ndoshta jo te gjitha te lidhura me ju, por jane te rendesishme per te kuptuar pse ju keni nje parehati te tille ne sitauata te caktuara. Edhe nese nuk zgjidhni t’iu pergjigjeni ne kete komunikimin tone, eshte mire t’ia beni vetes per ta kuptuar pak me mire ate.
    Ju uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.