Këshilla/Blog

21.08.2017

Kam problem me sexin pasi sa me shum sex bej aq me shum me kekon trupi. Kjo gje filloi e u shtua me shum pas heres se pare qe kam bere sex. Ne fakt esht dhe pak psikologjike pasi nk esht qe i deshiroj te gjitha per sex por vetem femrat e mbushura dhe dmth mua nk esht qe me intereso esht apo nk esht e bukur , per mua mjafto te jete e mbushur (jo dhe aq shum)  Ka ndonje sherim apo ndonje keshille??? Ju faleminderit

  1. MSc. Besarta Taçi says:

    Pershendetje,

    Preferencat seksuale dhe terheqja fizike jane faktore shume personale, çdokush nga ne parapelqen disa karakteristika tek partneri/ ja, dhe e bukura eshte fenomen teper subjektiv. Uria seksuale rritet me vetdijeshmerine e aftesive joshese dhe fuqise seksuale (sidomos tek meshkujt), pra eshte natyrale qe pas raportit te pare, deshira per ta perseritur te jete shtuar. Nese kur jua “kerkon trupi” ju nuk arrini te kontrolloni impulset seksuale, dhe fakti qe preferoni femrat e mbushura me pas, ju ben ta perceptoni perzgjedhjen si “problem” nga i cili kerkoni “sherim apo keshille”, atehere ju duhet te kuptoni çfare ju bezdis me shume nga e gjith sjellja juaj. Arrini ta njihni femren apo terheqja e pare dhe shtytesi per te pasur nje raport me te eshte vetem faktori fizik?
    Pres pergjigjet tuaja per t’ju dhene sygjerime.

    Faleminderit,
    Besarta Taci

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV