Këshilla/Blog

21.08.2017

Pershendetje. Jam nje vajze 15 vjecare dhe jam me pushime. Dje me ndodhi nje ngjarje pakendshme. Kur u futa ne nhe dyqan me kusheriren per te blere disagjera nje person i panjohur me ngacmoi duke me prekur. Nuk e njihja dhe nuk e pashe. Kjo ngjarje ishte shume e sikletshme dhe un sdija si te reagoja. Tani se heq dotnga mendja dhe sdi si te reagoj nqsndodh serisht. Jam ne nje gjendje shume te keqe pasi nuk kishte ndodhur kurre. Sdi si ta largoj mendje apo si teveproj ne raste tetilla. Cfare duhet te bej . Nuk flas dot me prinderit dje aq me pak me vellain. Cfare duhet te bej. Ju lutem me ndihmoni si me keni ndihmuar shume here. Faleminderit

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Te falenderojme qe na ke shkruan vazhdimisht,

    E kuptoj se si kjo gje mund te te kete tronditur, pasi ajo qe te ka ndodhur eshte dhunim i kufinjve personale qe cdo njeri i ka si gjene me te shtrenjte. Ne momentin kur keto kufinj shkelen, eshte gjithmone e padrejte. E di qe ne keto raste, pervec peshes qe ka ky dhunim eshte po ashtu dyfish e veshtire te veprosh pasi mund te ndjesh frike dhe turp nga reagimet e te tjereve. Si do te reagojne ata? cfare do te thone? a do me fajesojne mua per ngacmimin qe dikush me te padrejte me ka bere? a mos ka dicka tek une qe e beri ate person ta kryeje kete veprim? cfare do beje vellai/prinderit e mi? etj… mund te jene disa nga pyetjet qe te vijne ne mendje. Keto pasiguri te bejne te mos reagosh ashtu sic ti ndjen se mund te reagosh. Pra ta shohesh abuzuesin ne sy dhe ta ekspozosh per veprimin qe beri me ty. Abuzuesit e dine kete gje dhe perfitojne nga heshtja dhe do ta kene me te lehte ta bejne perseri kete veprim me dike tjeter. Pasi e dine qe ne te shumten e rasteve viktimat e abuzimit te tyre nuk do te flasin.

    Kjo nuk eshte per te te thene se ke vepruar gabim, por eshte thjesht dicka per ta pasur parasysh nese kjo gje mund te ndodhe here tjeter. E di kjo kerkon kuraje dhe force. Ate se si te veprosh here tjeter e ke ne dore ti.

    Shpresoj te te jem gjendur sadopak
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV