Këshilla/Blog

29.08.2017

Jam nje djal 17 vjeq desha ta sqaroj nje problem timin ne lidhje me duhanin.
Duhanin e konsumoj qysh ne nje moshe 10 vjeqar tani jam 17 desha nese keni mundesi te me tregoni si ta largoj duhanin nga un .
Faleminderit stafi nuk je vetem

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje,
    Ju falenderoj qe keni zgjedhur stafin “Nuk je vetem” per te ndare shqetesimin tuaj. Varesia nga duhani njihet si nje nga varesite me te veshtira per tu luftuar, por edhe nga ato me te demshmet per shendetin e njeriut dhe sidomos nje te riu si jeni ju. Nuk e di si ka ndodhur qe ju keni nisur ta pini ne nje moshe kaq te hershme, praktikisht femije, por rendesi ka qe nese vednosni ta nderprisni tani jeni ne kohe per ti dhene mundesi organizmit te rikuperohet nga demi i shkaktuar prej tij. Ju thoni “me tregoni si ta largoj duhanin nga une” sikur duhani te ishte nje qenie e gjalle qe ju ka marre jeten ne kontroll, nderkohe qe nese e mendon mire jeni ju qe e keni afruar dite pas dite gjithnje e me shume duhanin tek ju. Eshte e rendesishme te kujtoheni qe jeni ju qe e keni ne kontroll veten dhe jeten tuaj. Eshte e veshtire t’ju them si mund ta lini duhanin, pa ditur cilat jane zakonet e tjera te sjelljeve tuaja, sa shpesh e pini ne dite, me cfare merreni, cilat jane interesat tuaj per jeten, a pini alkool, si e kaloni diten, sa kohe shpenzoni ne menyre produktive dhe sa kot, a e pi dikush tjeter ne familje duhanin, a e dine familjaret qe ju pini duhan, ku i gjeni parate per ta blere? Ju mund te pyesni veten se c’lidhje kane te gjitha keto me pyetjen tuaj. Pergjigjia ime eshte qe pirja e duhanit eshte sa nje varesi fizike edhe nje zakon, qe lidhet shume ngushte me stilin e jetes dhe me cilesine e saj. Sa me pak e shendetshme jeta qe ben nje femije – i ri aq me shume shanse ka qe te krijohen zakone te tilla te demshme.
    Ka libra qe tregojne si mund ta lini duhanin, ka njerez te shumte ne internet qe ndajne pervojen e tyre me lenien e duhanit. Une mendoj qe cfare vlen per dike nuk vlen per dike tjeter. Dikush vendos nje dite dhe nuk prek me cigare me dore gjithe jeten, dikush e le per nje periudhe dhe e rinis vite me vone, dikush e rrallon pak nga pak derisa e le perfundimisht. Mendoni cfare do te funksiononte ne rastin tuaj duke patur parasysh stilin e jetes qe permenda me siper, sa vullnet keni, me cfare aktiviteti tjeter merreni qe ju jep kenaqesi e qe te mund te mbushe disi kohen. Por mbi te gjitha mos harroni qe edhe pse duket sikur duhani eshte me i forte se ju, nuk eshte e vertete.
    Nese ju e doni apo nuk e doni dicka duhet ta vendosni ju vete. Dhe nese deshtoni ne perpjekjet per ta lene, mos u dorezoni, pasi duhani nis si loje dhe perfundon lufte.
    Ju uroj gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV