Këshilla/Blog

04.09.2017

Pershendetje jam 24 vjece,,,kam rreth dy muaj me dhimbje fyti…dhe me jane fryre nyjet limfatike ne qafe…kam mungese hekuri…jam perdoruese e cigares prej 3 vitesh…pavaresisht se shume here shkeputem duke u perpjekur ta le. nuk konsumoj alkool…Nga vizita e fundit me doktorin para nje muaji ai tha se kam tonsilit por qe nuk i mora antibiotiket sepse zakonisht me bejne alergji..por sipas analizes se kultures se fytit jam negative per bacterie apo candida…mendon se mund te kem kancer?…e di se duhet te shkoj prap te mjeku por ai duket se spo me ndihmon…flm

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Per ti dhene nje pergjigje pyetjes tuaj dhe shqetesimeve qe ju paraqesni nevojitet nje anamneze me e detajuar ne lidhje me semundjen si dhe ekzaminime te njepasnjeshme per te percaktuar qarte shkakun nga I cili vijne keto shqetesime. Duhet te keni parasysh qe nuk duhet te neglizhoni asnje moment keshillat e mjekut. Ne momentin qe keni vene re mungesen e hekurit duhet ta kishit trajtuar ate per te parandaluar dhe shqetesimet e tjera qe vijne me rradhe (qofte dhe nje renie imuniteti te mundshme dhe shfaqja e dhimbjes se fytit). Cdo trajtim kerkon kohen e tij per te dhene rezultat. Edhe rastet e alergjive nga antibiotiket mund te menaxhohen.
    Per kete do ju keshilloja qe si fillim te paraqiteshit prane mjekut tuaj te familjes per te marr rekomandimet e duhura duke treguar vemendje per cdo keshille.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV