04.09.2017
Kam 16 vite martese dhe nuk kam menduar kurre per tradheti apo divorc.
Para ca kohesh kam njohur nje person dhe u dashurova me te , jam munduar ta harroj por nuk po mundem , me duket sikur kam probleme psiqike dhe shpesh mendoj qe eshte nje fiksim qe po me shkaterron jeten kot. Vetem per te mendoj edhe pse e di qe ska asnje shans , ju lutem me ndihmoni ,cfar duhet te bej qe ti kthehem jetes normale pasi kam qene gjithmone person aktiv dhe optimist?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Mendoj qe ne nje situate te tille do t’ju ndihmonte shume nese kontaktoni nje psikolog dhe te zhvilloni te pakten disa takime me te. Eshte shume e rendesishme te keni mundesi te kuptoni c’do te thote per ju kjo histori dashurie, si kane qene marredheniet tuaja ne cift gjithmone dhe kohet e fundit, ne cfare moshe jeni, a keni femije, ne cfare faze jane ata, si ishte gjendja juaj shpirterore perpara se te njiheshit me personin qe rate ne dashuri, a keni qene i/e dashuruar me partnerin tend, ne cfare faze eshte marredhenia juaj me bashkeshortin/en,? Pasi, ashtu si dashuria ka forcen t’i beje gjerat te duken me te bukura se c’jane ashtu dhe ne te kundert, erreson cdo gje ne momentin kur nuk e ke.
Por ka nje pyetje qe mund te ngrihet: gjendja ne te cilen ju ndodheni tani eshte pasoje vetem e mugeses se personit qe ju dashuroni apo edhe e ndjenjave te fajit te lidhura me tradhtine, ose mund te kete dhe shkaktare te tjere qe ju mund t’i zbuloni me mire duke folur me dike.
Ju uroj gjithe te mirat!