Këshilla/Blog

11.09.2017

Mirmrama jam nije djal 19 vjeqar dhe deshta shqetesim tim ta ndaj me ju, jam ne lidhje dashurie me nje vajz qe 4 vite por kemi nje problem, me heret e kam tradhtuar ne fakt kam biseduar me nje vajz tjeter po as skam dalur as asgje tjeter nuk di qti them ksaj tradhti apo qfar dhe e dashura ime e ka diktuar dhe prej asaj dite as nuk me lejon te dal as te kem shoqeri dhe mbi te gjitha duhet ta pyes kur te dal apo te shkoj ndokund nuk kam as shoqeri dhe as lirin time te pavarur kam pasur shoqeri por mi ka humbur dhe kam mbetur i vetem ndonjeher ndonje shok me therret te pijm kafe por nuk me lejon e dashura per senin me te vogel psh kur ja vonoj fjalit ne interrnet ner5vozohet me thot pse me nje fjal dyshon ne gjithqka qka boj un dhe un duhet ti jap llogari sepse nuk kam zgjidhje tjeter pasi qe me le por un e dua shum smundem pa te jam mesuar me te , pak nese nervozohem ajo ja nis e qan perkeqsohet , ajo nuk me kupton fare mua ter diten duhet te flas me te sme lejon dot vetem 30 minuta te rri i qet me thot sdua te ma prishesh qefin vetem un si te them, ju lutem me jepni nje keshill me keshilloni diqka, ju faleminderit.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    E lexova letrën tënde dhe kuptova që je në mes të një miksi ndjenjash dhe dëshirah për veten. Nga njëra anë është ndjenja për të dashurën tënde që ti thua që e dashuron, që je mësuar me të, që nuk mundesh pa të; nga ana tjetër janë ndjenjat e tua që ndjehesh i “mbytur” nga lidhja, që nuk ke kohë për privatësine tënde dhe për të patur marrëdhënie sociale me të tjerë. Besoj se e kam kuptuar mirë, apo jo? Ju keni krijuar lidhje në një moshë shumë të hershme dhe të mbash një lidhje 4 vite në moshën tuaj, tregon një përkushtim shumë të madh dhe unë të përgëzoj për këtë. Mirpo, nga ana tjetër më shqetëson pak fakti që këtë përkushtim e ke marrë në një moshë shumë të hershme dhe për shkak të tij, ti ke kufizuar shumë aspektë të tjera të jetës tënde që janë gjithashtu shumë të rëndësishmë; si t’i kushtosh kohë vetes tënde dhe të krijosh e të mbash miq. Mosha e adoleshencës, është një fazë eksplorimi në lidhjet emocionale dhe intime dhe është normale që të flasësh e të kesh dëshirë të kesh njohje të ndryshme deri sa të gjesh dikë që të bën të ndjehesh mirë. Duhet vlerësuar fakti që ti je treguar i sinqertë dhe i ke treguar partneres tënde për episodin e njohjes me një vajzë tjetër, pasi sinqeriteti dhe besimi është i rëndësishëm në një lidhje. Duke përmendur besimin, ai është dicka që duhet të merret i mirëqënë dhe jo si dicka që duhet të kontrollohet vazhdimisht, pasi mund të përfundojë në gjendjen që jeni ju tani.
    Dua të të bëj një pyetje; a je ti i lumtur me lidhjen tënde?
    Bëj një analiza të gjërave pozitive dhe të atyre negative që merr nga lidhja juaj. Vlerëso cila është gjeja më e mirë për ty dhe për partneren tënde, pasi mendo që edhe ajo mund të vuajë nga xhelozia dhe mosbesimi që ka ndaj teje.
    Unë pres që më shkruash sërish, pasi të reflektosh për këto që kam shkruar dhe për cdo gje tjeter qe do te me thuash.
    Me respekt,
    Ardita Korriku, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV