Këshilla/Blog

14.09.2017

Pershendetje,kam rreth nje muaj qe mendoj se vuaj nga ankthi.Me filloi ne plazh krejt rastesisht, ne fillim nuk e dija se cfare kisha, ndjeja rrahje te shpeshta te zemres,mpirje te duarve dhe kembeve dhe ndjesi sikur do me binte te fiket,kisha pire edhe nje kafe te forte para se te me ndodhte kjo gje dhe duhe qene se jam intolerante ndaj kafeines mendova se mos e kisha nga ajo,shkova ne spital, me bene diazepan,per momentin u qetesova,por te nesermen vazhdonte serisht here pas here kjo gjendje,bera shum kontrolle dhe analiza por te gjitha me dilnin mire. Nga sikleti se kjo gje me ndodhte here pas here fillova edhe mos te dilja,pervecse te shkoja ne pune.E kisha shume te veshtire te kisha kontakte ne ambjente me shume njerez, behesha shume keq e nuk e suportoja dot, derisa vendosa se duhej te beja dicka per ta kaluar kete situate,kam lexuar shume materiale te huaja dhe shqiptare per crregullimet e ankthit dhe panikut. Me ane te teknikes se frymemarrjes dhe ballafaqimit me situata qe ma shkaktojn ankthin kam filluar te me zbehet disi,por nuk ma ka kaluar komplet,problemin me te madh e kam ne ambjente me shume njerez me shume zhurme, doja te dija nese mund te me sygjeronit dicka,nese mund ta kaloj vete kete gjendje apo duhet te keshillohem me nje psikoterapist, nese ilacet do me ndihmonin ta kaloja me lehte kete situate, edhe pse nuk do te doja te behesha e varur nga ilacet. Ju falenderoj paraprakisht.

  1. Dr. Blerta Bodinaku says:

    Pershendetje e dashur letërshkruese,

    Shqetësimet e ankthit janë shumë të shpeshta dhe ne mjaft raste bëhen kufizuese në aktivitetet e jetës sonë të përditshme, apo të aktiviteteve specifike. Personat që vuajnë nga ankthi shpesh herë raportojnë se ankthi u ka filluar nga hiçi, në një moment stresi, mbiaktiviteti, lodhjeje, pagjumësie, apo edhe mbikonsumim kafeje, apo pijesh energjike si në rastin tënd. Shpesh ndodh që një episod i tillë i provokuar nga stimuj të tillë, të kalojë pa u përsëritur, siç ndodh në pjesën më të madhe të rasteve në jetën tonë. Në raste të tjera, mundet që reagimi fiziologjik dhe ankthi të kalojnë, por frika dhe mendimet se mos situata do të përsëritet rishtazi, bën që ankthi të përsëritet sërish, pa pasur nevojë për stimulues këtë herë. Vetëm frika dhe mendimet negative mund të mjaftojnë. Kështu rrezikon të fillojë një cikël ankthi, ku frika e përsëritjes provokon ankth, ankthi nga ana e tij rrit frikën e përsëritjes, e kështu në mënyrë ciklike.

    Në raste të tjera ankthi mund të burojë nga situata të vështira jetësore, apo nga konflikte të brendshme, të cilat edhe pse mund të mos jenë gjithmonë të vetëdijshme, apo të dukshme për syrin tonë, veprojnë së brendshmi dhe shkaktojnë tension, ankth, mendime negative. Edhe në këtë rast, në momentin që përjetohet një episod ankthi, gjasat janë që personi të trembet aq shumë dhe të presë me frikë duke parashikuar episodin e ardhshëm. Kështu fillon i njëjti cikël ankthi dhe pritjeje, i cili mund të shoqërohet edhe me shmagje dhe izolim nga situate të caktuara me qëllim kufizimin e mundësive të përsëritjes së ankthit. Gjithsesi, kjo gjë e qetëson ankthin përkohësisht, por priret ta përforcojë atë në afatgjatë. Kështu mund të fillojë

    Për fat të mirë, shqetësimet e ankthit janë plotësisht të trajtueshme me psikoterapi. Në rastet kur ankthi bëhet tepër agresiv dhe pengon gjerësisht funksionimin jetësor, atëherë mundet që psikoterapia të kombinohet edhe me mjekim. Do të të rekomandoja të informoheshe dhe të gjeje një psikoterapist të kualifikuar për të punuar me ankthin tënd. Varësisht nga çështjet që do të eksplorosh në psikoterapi, procesi mund të zgjasë pak muaj, ose më gjatë, por në të gjitha rastet është një process nga i cili ti do të mundesh të përfitosh shumë.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Blerta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV