22.09.2017
Prsh. Jam nje vajze 21 vjec dhe kam kaluar disa here atak paniku. Kam lexuar shume per te dhe jam mesuar paksa. Perpiqem ti shmang dhe te mos kem mendjen aty. Por ceshtja qendron se prej 1 muaji kam nje gjendje te keqe shpirterore. Nuk rri dot vetem. Frike nga vetja. Frike nga vdekja. Dhe ndjesi te derealizimit. Sikur asgje seshte reale, cfare ndodh rreth meje? Por ka dhe momente qe jam e gezuar duket sikur me kalon. Kaloj kohe me te fejuarim dhe ai perpiqet te me beje vetem te qesh. Por Nuk mund te shprehem sepse kam frike nga gjykimi kesaj qe po kaloj. Shpresoj shume te jete kalimtare. Cfare keshille mund te kem prej jush ju lutem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Me beso kam vite si ty madje ndonjehere behem shume keq alarmohem nuk me dhemb asgje vetem se me duket sikur do vdes. Eshte ankth obsesiv ka plot njerez si ne?uroj te kalosh sa me shpejjt.
Flm e dashur. Edhe ti! Eshte e padurueshme. Kam vetem energji negative. Sme dilet sme behet asgje. Pastaj kam dit qe jam shumeeee mire
Mund te flasim ne privatsi sps shkembimi i eksperiencave do te ndihmoj me shume ne tejkslimin e ankthit
Përshëndetje. Nëse për ty nuk është problem, a mund të tregosh pak më shumë për situatën tënde si p.sh. Sa herë ke kaluar atak paniku dhe prej sa kohësh, pra kur ishte hera e parë që pësuat një atak paniku? Mban mend ndonje ngjarje ose situatë që i parapriu atakut të parë të panikut apo diçka që e prisje të ndodhte atë ditë/natë që ndodhi ataku i panikut? Mund të përshkuash pak më shumë çfarë ndodh kur ju kaloni në panik? Je vetëm apo në shoqëri me njerëz të tjerë? Në mjedise të mbylluar apo të hapura, ditën, natën apo pavarësisht kohës? Sa e rëndë bëhet situata për ty kur të kap ataku i panikut?
Thua që ke lexuar shumë dhe je mësuar paksa. Ataku i panikut ka nevojë që të trajtohet, pra të mësosh si ta përballosh, jo vetëm ta shmangësh. Besoj ke kuptuar që është shumë e rëndësishme të mësosh si të mbushesh me frymë në mënyrë që të mos përjetosh frikën që mund të vdesësh për shkak të mungesës së frymëmarrjes. Po kështu është e rëndëisishme që të mbështetesh fort te mendimi racional në ato momente të vështira duke qenë se tashmë je e vetëdijshme (besoj nga leximet) se gjithcka që kalon nëpër mend gjatë një ataku paniku nuk është e vërtetë dhe e mundur, por është prodhim i mendimeve të shqetësuara të cilat për pasojë krijojnë edhe ndjesi fizike që ndihen reale, por nuk kanë një shkakt të vërtetë organik.
Si për çdo gjendje tjetër parehatie psikologjike, edhe në rastin e atakut të panikut është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh çfarë e shkakton? Nëse përpiqesh tiu përgjigjesh pyetjeve që bëra më sipër, apo të reflektosh me veten se çfarë mund të jetë që të shqetëson së brendshmi, diçka që ti e di që nuk është ashtu si duhet të jetë në jetën tënde, apo ngjarje që mund të kenë qenë të forta dhe që kanë lënë gjurmë (humbje të afërmish, ndonjë sëmundje e rëndë në rrethin familjar), frikë nga vdekja, nga sëmundjet, frikë se mos humb kontrollin dhe bën diçka të gabuar, frikë se mos humb diçka të rëndësishme.
Më lejo të them dhe diçka të fundit. Ti thua që ‘I fejuari përpiqet të të bëjë të qesh, por ti nuk mund të shprehesh nga frika e gjykimit’. Në punën time e dëgjoj shpesh një koment të tillë, Njerëzit mendojnë që duhet të jenë vetëm mirë dhe pa probleme, sikur në të kundërt nuk I pëlqejnë apo duan të rrinë me ta. Miqtë, familjarët, të fejuarit, të dashurit apo bashkëshortët janë të rëndësishëm në jetë pikërisht për të qarë hallet me ta, për të shprehur ndjenjat, shqetësimet, frikërat e shumta që ka çdokush brenda vetes. Të përjetosh emocione dhe mendime negative në një periudhë të jetës nuk është aspak anormale. Te mendosh që ne njerëzit duhet të jemi vetëm normal gjithmonë nuk është e drejtë. Mendoj se do të bënte mirë të flisje edhe me të fejuarin për çfarë të shqetëson jo vetëm në lidhje me atakun e panikut, por në përgjithësi për çfarë ti ndien se nuk shkon dhe të bën të ndihesh jo mirë.
Mos hezito të shkruash sërish për pyetje të tjera apo dhe thjesht për të folur.
Zonja Sonila hera pare qe perballemi me kte semundej do doja te dija si ta perballojm
pershendetje edhe une ndaj te njetat gjera me ty, taninse fundemi me vjen shum per te vjell edhe kam shum frik te udetoj te dal jasht shtepis ne qytet apo te udetoj larg vendot tim.. direkt me vjen te vjell e behem shum shum keq… frika me e madhe e imja esht se do mbyllem mbrenda sdo dal me po humbi lirin etj etj
nje njeri me ankth e panik a mbyllet mbrenda pergjithmone ju lutem ?
Pershendetje,
Faleminderit qe na ke shkruar. Do te te luteshim qe ta beni pyetjen tuaj ne rubriken “Pyet ekspertin”, dhe jo si koment, qe te merrni pergjigje nga eksperti.
Ju urojme gjithe te mirat,
Stafi NukJeVetem
Kam 2 muaj qe burri im vuan nga Panik ataku se di nga se i erdhi po is ndjesi sikur do vdes sikur i reh zemra shpejt smerr dot frym mmdua te di si ta ndimoj ju lutem ju Kam shkruajtur dhe ne istagram
E kam edhe un te njejt me e mira e ksaj eshte qe ta mund dhe mos tket turp te lyp ndihm ti mund mendimet e kqija me aktivitete fizike mos tri ne nje vend vrapimi po per tja letsuar gjitha kto duhet patjeter te shkoj te ndonje psikolog qe ta jep nje terapi per 2 3 muaj dhe ta spjegon se si ta menaxhosh atakun e panikut Po me se miri duhet ta gjej vet mnyren se si ta mund Po keshilla e psikologut esht shum shum e dobishme
Un kam shum vite qe vuaj nga derealuzmi dhe kam deshire te di mese ndonjeri prej jush ja ka dale dhe a ka menyre per tja dale ..flm
Pershendetje,
Ju falenderojme qe je drejtuar tek ne, por te lutemi qe problemin tuaj ta shkruani ne opsionin “Pyet Ekspertin”, pasi vetem ne kete menyre mund te merrni pergjigje nga ekspertet.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem