Këshilla/Blog

22.09.2017

Pershendetje! Une jm 17vjec. Kam patur nje lidhje 3 vjecare ne te cilen konsumova gjithcka edhe marredhenien seksuala( vtm njeher para 2 viteve) . I mendoja gjerat shum serjozisht me ate djal . E shohja si te ardhmen time . E desha me gjith shpirt , mendoj se edhe ai mua . Km pak dit qe jm ndar dhe nfihem shum keq . Vetem qaj sepse ai me mungon shum . Gjeja qe me vret me shum esht se nuk u ndam si njerzit por duke ofenduar njeri tj . Me dhemb shpirti per te , ndihem shum keq . Plus kam Kryer marredhenien me te ndaj nk doja te ndahemi sps ne e dim si esht shqiperia. Ndihem vertet shum jes

  1. Msc. Ma. Anisa Asllani says:

    Përshëndetje!
    E kuptoj zhgënjimin dhe trishtimin tënd. Te përfshihesh emocionalisht dhe fizikisht në një marrëdhënie dhe më pas të kuptosh që për arsye të ndryshme gjërat nuk mund të ecin përpara, është e dhimbshme dhe zhgënjyese. Do ishte mirë që ndarja të vinte pa lënë pas keqkuptime apo ofendime, apo gjëra të pasqaruara që mund të të bejnë të kesh pikëpyetje gjatë gjithë jetës.
    Ke të drejtën tënde të kërkosh sqarime e të jesh e qetë në rrugën tënde.
    Nuk i di shkaqet që ju cuan në ndarje, por duke qenë se dicka e tillë ka ndodhur dhe duke e konsideruar si vendim pa kthim, atëherë hapi i parë drejt ‘shërimit’ është të pranuarit e situatës. Pra të pranosh se ndarja tashme ndodhi dhe nuk ka kthim prapa,është një fazë vendimtare e cila të përball me realitetin duke pranuar atë që tashme nuk mund të cbëhet.
    Sigurisht që nuk është e lehtë të harrosh dikë për të cilin ke ndjerë dhe ke shume kujtime…por në këto raste aleati më i mirë është koha, ajo të shëron…
    Ti je shumë e re dhe me siguri në jetën tëndë ka shumë prioritete të tjera, si shkolla, familja, shoqëria etj. Provo të kapesh pas tyre e ta investosh kohën tënde aty, në gjëra që të pëlqejnë, që të bëjnë të ndihesh mirë.
    Shmang kontaktet me te, Kontakti nuk do ndihmonte aspak në procesin e harresës. Prandaj duhet të fshish çdo numër të tij, çdo llogari të tij në rrjetet sociale etj.
    Cfarëdo lloj gjëje e vogël që ta sjell në kujtesë ish-in duhet të largohet.Mendoje si një ritual pastrimi që të largohesh nga ai njëherë e përgjithmonë. Duke hequr qafe gjithë gjërat që ke mbledhur në kohën tuaj bashkë, je duke i thënë vetes se je gati të vazhdosh me jetën tënde dhe nuk ke nevojë për të.
    Ndalo së ankuari. S’ka rëndësi kush gaboi në lidhje apo cili ishte shkaku.Asgjë nuk zgjidhet nëse e viktimizon veten. Në fakt, vetëm sa e zgjat kohën e harresës, të lë duke analizuar kohën me të dhe duke i kujtuar gjërat e mira.
    Merru me sport, me aktivitete sociale, shoqerohu me njerez pozitive .
    Përsa i përket tabusë së virgjërisë, nuk duhet ta paragjykosh ti veten në mënyrë që askush të mos guxojë të të paragjykojë ty.
    Jetojmë në një kohë ku nderi dhe dinjiteti i personit nuk varen apo nuk mbahen peng nga virgjëria. Ti je ende shumë e re dhe ke kohe plot të njohësh dikë që të të dojë dhe vlerësojë pa paragjykime e komplekse.

    Mos harro:Duaje dhe respektoje veten, që të tjerët të bëjnë të njëjtën gje me ty!
    Gjithe të mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV