22.09.2017
Si jeni? Uroj te jeni mire. Jam 16 vjece kam qen ne lidhje me nje djal per 2 vjet,por vetem duke shkembyer puthje dhe perqafime asgje tjeter,n momentet e fundit kur ishim drejt ndarjes,beri dicka me zor tek un,futi doren ne vagin,dhe ndjehem shum ne faj,kam qar shum ate dit dhe pran tij sepse nuk doja,kur e mendoj me rendon shum ky fakt ne mendje ? E urrej ate qenie njerezore te shpifur.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Me vjen keq qe je gjendur ne një situate te padëshirueshme për ty. Ndonjëherë na ndodhin gjera për te cilat për momentin nuk i kemi nen kontroll eshë pse realisht do te dëshironim te ishin ndryshe. Ti je ne një moshe ku është krejt normale te kesh te dashur dhe te shoqërohesh për te njohur vetëm dhe prirjet e tua seksuale.
Nga ajo qe me shkruan me bën te kuptoj qe ndihesh ne faj për atë qe te ka ndodhur. Djali ne fjale çfarë moshe ka? Ti je 16 vjeç dhe duhet te jesh ne dijeni qe je minorene, kushdo qe është ne moshe madhore është ne konflikt me ligjin ne momentin qe ka marrëdhënien me një minorene. Gjithashtu marrëdhënia seksuale është një sjellje qe ne çdo situate te mundshme duhet te aprovohet nga te dy partneret. Ne çdo situate qe ndodh e kundërta dhe partneri kryen marrëdhënie seksuale, apo çdo sjellje tjetër seksuale me apo pa penetrim, quhet abuzim. Për këtë ti mund te besh denoncim kundrejt personit qe mund te këtë pasur si qellim abuzimin seksual ndaj teje.
Është shume e rëndësishme qe nga e gjitha ti duhet te kuptosh qe nuk është faji jot qe ka ndodhur diçka e tille. Ti ke te drejtën për te pasur marrëdhënie intime me njeriun qe do dhe ke te drejtën te vendosesh se çfarë marrëdhënie dhe kur dëshiron te kesh marrëdhënie intime. Ne situatën ne fjale problemi është me djalin